Kërko

 MONS ANGELO MASSAFRA, 25-mo anniversario dell'orinazione dell'episcopato MONS ANGELO MASSAFRA, 25-mo anniversario dell'orinazione dell'episcopato

Imzot Angelo Massafra kremton 25 vjetorin e shugurimit ipeshkvnor

Më 6 janar 2022, imzot Angelo Massafra kremton 25 vjetorin e shugurimit të tij ipeshkëvnor. Kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit Imzot Angelo Massafra është shuguruar ipeshkëv në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, më datën 6 janar të vitit 1997, nga Papa Shën Gjon Pali II, gjatë Meshës së solemnitetit të Dëftimit të Zotit. Në mikrofonin e Radio Vatikanit rrëfen këtë periudhë 25 vjeçare si ipeshkëv dhe misionar françeskan në Shqipëri dje e sot.

R.SH. - Vatikan

Më 6 janar 2022, imzot Angelo Massafra shënon, më 6 janar,  25 vjetorin e shugurimit të tij ipeshkëvnor me pjesëmarrjen në Meshën e Papës Françesku në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në solemnitetin e Dëftimit të Zotit.  

Po kujtojmë se Imzot Angelo Massafra është shuguruar ipeshkëv pikërisht në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan më datën 6 janar të vitit 1997,  nga Papa Shën Gjon Pali II, gjatë Meshës së solemnitetit të Dëftimit të Zotit, së bashku me disa ipeshkvij tjerë nga vendet e ndryshme të botës, e së bashku edhe me ipeshkvin tjetër shqiptar Imzot Hil Kabashin. Pra, më 6 janar 1997 Papa Shën Gjon Pali II shuguroi dy ipeshkvij për Kishën katolike në Shqipëri.

Në mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News, imzot Angelo Massafra nё bisedё me dom David Gjugjën rrëfen këtë periudhë 25 vjeçare si ipeshkëv dhe si misionar françeskan në Shqipëri, si dhe flet për Kishën e vendit dje e sot. Ta dëgjojmë, kryeipeshkvin e Shkodër-Pultit e Presidentin e Konferencёs Ipeshkvnore Katolike tё Shqipёrisё:

Imzot Angelo Massafra nё bisedё me dom David Gjugjën rrëfen këtë periudhë 25 vjeçare si ipeshkëv në Shqipëri
05 janar 2022, 10:04