US-VATICAN-PHOTOGRAPHY-MICHELANGELO US-VATICAN-PHOTOGRAPHY-MICHELANGELO

Shenjtorët e javës 17 - 24 tetor

Ungjilli Markut, këtë të diel, na ofron portretin e Jezusit Zot, si Shërbëtorin e Hyjit dhe të njerëzimit. Kush don të jetë i pari e të sundojë mbi të tjerët, le të bëhet shërbëtori i të gjithëve, na thotë Jezusi në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele. Kështu, sipas mësimeve ungjillore, për ta gjetur Zotin në jetë, lypet t’i përveshim mëngët e të shërbejmë.

R.SH. - Vatikan

E dielë 17 tetor, fillon java e 29-të e kohës së zakonshme të vitit liturgjik 'B', e po me 17 tetor, kalendarit kishtar përkujton shën Injacin e Antiokisë, ipeshkëv e martir dhe shën Pjetër Kasanin, meshtar skollop. 

Sundimi e shërbimi, egoizmin e altruizmi, pasja e dhurimi, interesi e bujaria: këto logjika që janë thellësisht në kundërshtim njëra me tjetrën, konfrontohen në çdo kohë e në çdo vend. Nuk ka asnjë dyshim për udhën e shërbimit të zgjedhur nga Jezusi. Ai nuk përkufizohet vetëm duke u treguar atë me fjalë dishepujve të asaj kohe e të sotëm, por e jeton personalisht në trupin e vet.

Të hënën më 18 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Lukën ungjilltar, mjek e pajtor i artistëve. Liturgjia e ditës na kujton se edhe sot e kësaj dite kumtimi i Mbretërisë së Hyjit mbetet urgjent e se të korrat janë të shumta, në sa punëtorët, të paktë. Prandaj, si i nisi të Dymbëdhjetët, Jezusi çoi pas tyre edhe shtatëdhjetë e dy nxënës të tjerë, me urdhrin që t’i luteshin të zotit të të korrave të dërgonte punëtorë të tjerë në arë.

Të martën më 19 tetor, kremtohet festa e shën Palit të Kryqit, pasionist, e shën Gjonit të Brëbëfit dhe e shën Isakut Joges. Liturgjia e ditës na kujton se Zoti ia shpall paqen popullit të vet, na mëson liturgjia e kësaj dite. I krishteri duhet të rrijë gati, në mënyrë që të mund të marrë pjesë në banketin dasmor të përgatitur prej Hyjit.

Të mërkurën më 20 tetor, kalendari përkujton shën Irenën e Portugalisë, shën Adelinën, shën Maria Bertila Boskardinin dhe shën Vitalin. Dashuria e Zotit është kërkuese, na tregon Ungjilli i ditës. Edhe shën Palit Apostull, ashtu si të gjithëve, i kërkohet të kundrojë pasurinë e Krishtit, që të mos bëhet kurrë si shërbëtori, që nuk e pret të zotin.

Të enjten me 21 tetor,  kalendari kishtar përkujton shën Orsolinën, shën Çeçilen e shën Gasprin nga Bufalo. Liturgjia e ditës na kujton me dashurinë e Zotit është plot toka. Paqja që Jezusi sjell mbi dhe nuk është thjesht mungesë lufte, por kërkon t’i pranojmë dallimet e kundërshtitë për t’i pëlqyer Zotit, më shumë se sa njerëzve.

Të premten më 22 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Donatin nga Fiezole, shën Dun Skotin e shën Albercin. Liturgjia e ditës na kujton të gjithë këta shenjtorë e kërkuan me ngulm fytyrën e Zotit. Kush është i aftë të kuptojë shenjat e kohës di edhe si ta pranojë Krishtin, i cili shfaqet në ngjarjet e vogla e të fshehta të jetës.

Të shtunën me 23 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Gjon Kapestranin e shën Severinin.  Liturgjia e ditës na kujton shenjtorët na mësojnë se për të sjellë fryte në këtë botë, duhet të arrijmë maturinë e plotë në fe e dashuri. E për këtë, është e nevojshme të drejtohemi gjithnjë kah Krishti, për të mësuar artin e shërbimit ndaj më nevojtarëve e ndaj çdo njeriu.

Të dielen e ardhsme me 24 tetor Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 30-të gjate vitit kishtar 'B.' Gjithnjë më 24 tetor përkujtohet Shën Antoni Maria Klaret dhe shë Luigji Guanella. Në këtë ditë, mbarë Kisha Katolike kremton Ditën Botërore Misionare.

17 tetor 2021, 08:02