Kërko

Imzot Dode Gjergji Imzot Dode Gjergji

Imzot Dodë Gjergji: falënderojmë Zotin për udhën sinodale

Të dëgjohet zëri i Zotit, përmes gjendjes së shumë njerëzve. Ky është qëllimi i etapës dioqezane të Sinodit të Ipeshkvijve, që hapet këtë fund jave në dioqezat e gjithë botës e, edhe në Kosovë. “Falënderojmë Zotin për sinodalitetin”, thekson për Radio Vatikanin – Vatican News, ipeshkvi i dioqezës Prizren-Prishtinë, imzot Dodë Gjergji

R.SH. - Vatikan

Sinodi i Ipeshkvijve në nivelin dioqezan do të fillojë të dielën, më 17 tetor e çdo ipeshkëv do të kremtojë meshën për përurimin e tij, së bashku me besimtarët, me organizatat, lëvizjet e shoqatat e dioqezës së vet. Pikërisht kjo është edhe udha e përvijuar nga Papa Françesku, që për herë të parë, në këtë Sinod, deshi përfshirjen e gjithë Popullit të Zotit në rrugëtimin drejt një bashkimi më të madh në Kishë, ku secili ta ndiejë veten njëlloj të barabartë e të aftë të marrë vendime për të ardhmen e saj. Kështu do të ndodhë edhe në dioqezën e Prizren-Prishtinës, siç na informon ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji…

Dëgjo imzot Dodë Gjergjin...
15 tetor 2021, 15:42