Katedralja e Sapës Katedralja e Sapës

Filloi udha sinodale në dioqezën e Sapës

Bashkim, pjesëmarrje e mision: fjalët kyçe të temës së procesit sinodal tingëlluan kësaj së diele edhe në homelinë e ipeshkvit të Sapës, imzot Simon Kullit. Në këtë dioqezë, ashtu si në të gjitha dioqezat e botës, udha sinodale e përcaktuar nga Papa Françesku, filloi me meshën shenjte

R.SH. - Vatikan

Bashkim, pjesëmarrje e mision: fjalët kyçe të temës së procesit sinodal tingëlluan kësaj së diele edhe në homelinë e ipeshkvit të Sapës, imzot Simon Kullit. Në këtë dioqezë, ashtu si në të gjitha dioqezat e botës, udha sinodale e përcaktuar nga Papa Françesku, filloi me meshën shenjte. Të ndjekim informacionin e Violeta Marashit…

Dëgjo Violeta Marashin...

PËR NJË KISHË SINODALE

HAPJA E SINODIT DIOQEZAN

Ashtu siç ishte njoftuar më herët nga Ati i Shenjtë Papa Françesku, të dielen e 17 tetorit 2021, edhe Dioqeza e Sapës hapi Sinodin në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Vau Dejës.

Ipeshkvi i vendit Imzot Simon Kulli, në prani të mbarë besimtarëve, kremtoi meshën Shenjtë të përurimit të këtij sinodi, i cili ka për qëllim që në bashkim me Atin e Shenjtë të jemi për një kishë sinodale, që në qendër të vëmendjes ka tre fjalë kyqe: Bashkim-Pjesëmarrje-Mision.

Në homelinë e rastit, Imzot Simoni theksoi fjalët e Atit të Shenjtë duke nënvizuar :

-       Bashkimin në nivelet e ndryshme të Kishës vendore, ku mund të theksohen famullitë, lëvizjet dhe bashkësitë e ndryshme në dioqezë.

-       Pjesëmarrjen, ku besimtarët duhet të kenë një rol jetik në liturgji;

-       Misionin, ku mund të theksohen dhuratat dhe karizmat e shumta të popullit të Hyjit në dioqezë.   

Ecja Sinodale e propozuar nga Papa tashmë ka marra përmasa të gjera edhe brenda dioqezës tonë, ku është themeluar edhe komisioni që do jetë gjithmonë në kontakt me materialet dhe agjendën, si dhe të organizojë më së miri të gjithë punimet e këtij sinodi që do jetë mjaft frytdhënës. Kujtojmë këtu se Ipeshkvi ka emëruar përgjegjës të këtij komisioni, meshtarin Dom Zef Marku, që në përkim me ecurinë e punimeve sinodale, do jetë një rrugëtim i ecjes tonë dioqezane drejt ecjes sinodale të Kishës universale.

I kërkojmë Hyjit që ky proces Sinodal të na çojë përpara e më në thellësi në bashkim me Kishën, e të favorizojë pjesëmarrjen tonë në të dhe të na bëjë të aftë të shkojmë në mision.

Violeta Marashi

18 tetor 2021, 16:54