Kërko

 Vangelo XVIII Domenica Ordinaria 'B' - Gesù pane vivo Vangelo XVIII Domenica Ordinaria 'B' - Gesù pane vivo

Shenjtorët e javës 1 - 8 gusht

E diel 1 gusht, Kisha kremton të Dielën e XVIII të vitit liturgjik 'B', po më 1 gusht kalendari kujton shën Alfonsin Maria de Liguorin, ipeshkëv e doktor i Kishës. Gjithashtu përkujtohen shtatë vëllezërit Makabej dhe i Lumi Pietro Favre, meshtar . Nё fragmentin e Ungjillit, turmat e kërkojnë Jezusin, sepse kishte kryer punë të mrekullueshme, por Ai dëshiron t’i ndihmojë njerëzit të shkojnë përtej plotësimit të menjëhershëm të nevojave të tyre materiale, ndonëse edhe ato janë të rëndësishme.

R.SH. - Vatikan

E diel 1 gusht, Kisha katolike kremton të Dielën e XVIII të vitit liturgjik 'B', po më 1 gusht kalendari përkujton shën Alfonsin Maria de Liguorin, ipeshkëv e doktor i Kishës, themelues i Kongregatës së Shëlbuesit të Shenjtë. Gjithashtu përkujtohen shtatë vëllezërit Makabej dhe i Lumi Pietro Favre, meshtar jezuit. 

Ungjilli i kёsaj sё diele nga Gjoni (Gjn 6,24-35) na tregon se turma, pas shumëzimit të bukëve e peshqve, e kërkon Jezusin dhe e gjen në Kafarnaum. Edhe ne duhet ta kërkojmë, ta takojmë e ta mirëpresim në zemrat tona Jezusin, “bukën e jetës”, që i jep kuptim e shpresë udhës, shpesh tejet të përpjetë, të ditëve tona. Jezusi, nё Ungjillin e kёsaj sё diele nga Gjoni , na fton të mos mbyllemi në horizonte thjesht njerëzore, por të shikojmë shumë më larg, ta hapim zemrën për të parë horizontet e pafundme të Zotit, horizontet e fesë.

Të hënën më 2 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Euzebin nga Verçeli, ipeshkëv dhe shën Pier Xhulian Ejmard, themelues i Sakramentinëve. Liturgjia e ditës na kujton na kujton se buka që Jezusi shumëfishon për të ushqyer turmën, e cila e dëgjon me fe është simbol i asaj që Krishti do t’u japë besimtarëve në Kishën e vet.

Të martën më 3 gusht, kujtohen shën Lidia, dishepulle e Shën Palit, shën Asprenati e shën Eufroni. Liturgjia e ditës na kujton se deti, në Bibël, konsiderohet si një fuqi e tmerrshme dhe është simbol i forcave që kërcënojnë botën. Jezusi, jo vetëm e dominon atë, por bën që edhe të tjerët të marrin pjesë në këtë dominim, kur kanë besim në Të.

Të mërkurën më 4 gusht,  bie përkujtim i famullitarit të shenjtë të Arsit, shën Gjon Maria Vianejt, pajtor qiellor i klerit. Liturgjia e ditës na mëson se Zoti na ruan, siç bën bariu me grigjën e vet. Jezusi i respekton etapat e misionit të marrë nga Ati: shpall mbretërinë e Hyjit dhe u jep mision dishepujve tua shpallin atë paganëve. Por kur feja hap zemrën e zgjon lutjen e përvuajtur, të gjitha etapat mund të digjen.

Të enjten më 5 gusht, bie përkujtimi i shën Emidit, shën Osvaldit dhe e kushtimit të Bazilikës romake të Zojës së Madhe. Liturgjia e ditës na kujton se Jezusi është Mesia, që Zoti e ka dërguar në popullin e vet, është shërbëtori i Hyjit që shkon drejt vdekjes për të plotësuar misionin e tij të shëlbimit.

Te premten me 6 gusht, bie festa e Shndërrimit të Zotit tonë Jezu Krisht. Ungjilli i ditës na tregon se i rrethuar nga Moisiu e Elia, Jezusi duket si mbret-mesi, profet-shërbëtor, biri i njeriut. Me zërin e vet, Hyji njeh Birin (Jezusin) para apostujve, duke i përgatitur kështu të kapërcejnë me fe shkandullin e Mundimeve tё Tij në Kryq.

Të shtunën më 7 gusht,
 kalendari kishtar përkujton shën Sikstin II, papë me shokë, të gjithë martirë, shën Donatin e shën Gaetanin nga Tiene, themelues i Teatinëve. Liturgjia e ditës na kujton se në një botë të kërcënuar nga pushteti i së keqes, njeriu është skllav i gjërave. Por e keqja as që do ta prekte, nëse ai do të besonte vërtet në Atë, që është Zoti i së pamundurës. Këtë na kujtojnë shenjtorët e kësaj dite.

Të dielën e ardhshme me 8 gusht, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielën e 19-të gjatë vitit liturgjik, e po më 8  gusht bie edhe festa e shën Dedës të Guzmanit, meshtar, themelues i Urdhrit të Predikatarëve (Domenikanëve).

01 gusht 2021, 10:58