Kërko

Shën Injaci i Lojolës Shën Injaci i Lojolës 

Një çast meditimi, me Shën Injacin e Lojolës

Në ditën e festës së Shën Injacit të Lojolës, themelues i Shoqërisë Jezus, domethënë, i Jezuitëve, po kujtojmë vetëm ca iskra ari, nga thesari që mendimtari i madh i la njerëzimit. Meritojnë të meditohen çdo çast!

Shpirti i Krishtit

“Shpirti i Krishtit, më shenjtëro,

Korpi i Krishtit, më shëlbo!

Gjaku i Krishtit më frymëzo,

uji i krahnorit të Krishtit, më pastro!

Kryqi i Krishit më forco,

I ambli Jezus, më ndigjo!

Në varrët tua Krisht më mbro,

në orë  të fundit, më kujto!

Të vij te ti atë çast më ndihmo.

Me shenjtorët më bashko!

Në kor t’ tyre t’këndoj më mëso!

N’shekuj të shekujve m’ prano!”.

Kështu ju dua:

“Dua t’ju shikoj të qeshur: i krishteri nuk ka pikë arsyeje të jetë i trishtuar, e ka shumë, për të qenë i kënaqur”.

Lutu!

“Lutu sikur gjithçka të varej nga Zoti e puno sikur gjithçka të varej vetëm nga ti”

Nis nga vetvetja!

 Kush dëshiron t’ia ndryshojë faqen botës, duhet të niset nga vetvetja.

Zgjidhe tani!

Zgjidhe tani, çka  do të dëshiroje të zgjedhësh në grahma të vdekjes!

31 korrik 2021, 15:40