At Massimo Fusarelli ёshtё ministri i ri i përgjithshëm i Fretërve tё vegjël

Emërimi u njoftua nga Kardinali Braz de Aviz, i cili kryesoi kapitullin e përgjithshëm të Françeskanëve. Ndёr përvojat e rregulltarit, i cili pason At Michael Anthony Perry, shërbimi baritor në një lagje romake dhe midis viktimave të tërmetit në Amatrice dhe Accumoli. Rregulltari ёshtë pasardhësi i 121-të i Shën Françeskut tё Asizit.

R.SH. - Vatikan

Sot paradite, më 13 korrik, në Kolegjin Ndërkombëtar të Shёn Lorencit nga Brindisi, në Romë, Kardinali João Braz de Aviz, prefekt i Kongregatës sё Vatikanit për Institutet e Jetës Rregulltare dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike, emëruar nga Papa Françesku si kardinal delegat pёr udhёheqjen e kapitullit tё përgjithshëm tё Urdhrit të Fretërve të Vegjël (Ofm) 2021, njoftoi emërimin e Fra Massimo Giovanni Fusarelli si Ministёr i ri i Përgjithshëm OFM për gjashtëvjeçarin 2021-2027. Rregulltari ёshtë pasardhësi i 121-të i Shën Françeskut tё Asizit.

Lindur në Romë më 30 mars 1963, At Fusarelli u rrit në të njëjtin qytet me familjen e tij. Ai u takua me të Fretërit e vegjël në famullinë kishtare tё Shёn Françeskut nё Tivoli, pёr tё ndjekur, mё pas, formimin e jetës rregulltare françeskane, duke bërë kushtet e tij të para ndёr françeskanё më 30 korrik 1983. Pas noviciatit të tij, ndoqi filozofinë dhe teologjinë në Fakultetit Papnor Antonianum, duke marrë më 1988 bakalauratin në Teologji, dhe më 1992 gradën e doktoratës në Teologjinë Patristike pranë Institutin Patristik Augustinianum. Ka dhёnё mësim teologjinë patristike pranë Institutit tё Shkencave Fetare në Fakultetin Papnor Antonianum (1991- 1996).

Nga 1990 deri në 1999  ishte animator i baritorisë thirrore a vokacionale e rinore dhe nga viti 1996 koordinator kombëtar; në këtë cilësi u thirr pёr tё bёrё pjesё në Këshillin Kombëtar të Qendrës Kombëtare të Vokacioneve të Konferencës Episkopale Italiane. Nga viti 1999 deri në vitin 2003 ishte edukator i fretërve me kushte rregulltare tё përkohshme, këshilltar provincial e moderator provincial dhe kombëtar i formimit të përhershëm. Nga 2003 deri në 2009 Fusarelli u thirr në Kurien e Përgjithshme tё Françeskanëve si sekretar i përgjithshëm për formimin dhe studimet e Urdhrit të Fretërve të Vegjël.

Nga 2009 në 2013 jetoi në periferinë lindore të Romës, në Torre Angela, në një vëllazëri të re të vogël të përkushtuar në fushën e  bamirësisë, kumtim e parë dhe kujdesin baritor familjar. Në qershor 2012 u emërua nga ministri i përgjithshëm i Fretërve minor, At Michael Anthony Perry, vizitor i përgjithshëm për Provincën OFM të Napolit. Më 20 dhjetor 2013 u emërua nga i njëjti ministër i përgjithshëm, delegat e vizitor i përgjithshëm për të ndjekur procesin e bashkimit të gjashtë provincave françeskane të Italisë veriore.

Nga tetori 2016 deri në gusht 2017 jetoi me vëllezër të tjerë nё mesin e viktimave të tërmetit në Amatrice e Accumoli, në provincën e Rietit. Që nga shtatori i vitit 2017 është kujdestar dhe famullitar në Shёn Françeskun nё Ripa, në Romë dhe përgjegjës i projektit për pritjen e njerëzve në nevojë "Ripa dei Settesoli". Më 2 korrik 2020 u zgjodh ministër provincial i Lazios.

13 korrik 2021, 17:42