La Croce di Gesù La Croce di Gesù

Shenjtorёt e javёs 20 - 27 qershor

E diel 20 qershor, Kisha katolike e ritit romak kremton tё Dielёn e 12-tё gjatё vitit kishtar, gjithnjё mё gjithnjё mё 20 qershor kalendari kishtar përkujton Shën Silverin papë e martir. Ungjilli i kӫsaj sӫ diele nga Marku na tregon për mrekullinë e stuhisë së shuar nga Jezusi. Ungjilli na thërret të mbështetemi përherë, plotësisht vetëm e vetëm në fuqinë e Zotit. Të jetojmë në të Vërtetën e për të Vërtetën e Tij Hyjnore, të veprojmë, të dashurojmë, të vdesim për jetuar përjetësisht.

R.SH. - Vatikan

Tё hёnёn mӫ 21 qershor,  kalendari kishtar përkujton shën Luigjin Gonzaga, rregulltar jezuit, pajtor i rinisë katolike.

Tё martёn mё 22 qershor, kalendari kishtar shën Paolinin, ipeshkëv i Nolës; shën Gjonin Fisher, ipeshkëv i Roçesterit e shën Tomas More, martirë anglezë; shën Flavio Klementin, konsull romak, martir dhe të Lumin Inoçencin V, papë.

Tё mërkurën më 23 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Zakarinë e Shën Elizabetën, prindërit e Shën Gjon Pagëzuesit dhe Shën Jozefin Kafasi, meshtar torinez. 

Të enjten mё 24 qershor, Kisha katolike kremton festën e Lindjes së Shën Gjon Pagëzuesit, Shenjtit të vetëm, të cilit të krishterët i kremtojnë ditëlindjen. 

Shën Gjon Pagëzuesi qe dërguar për ti përgatitur udhët Mesisë, Jezu Krishtit Zot pranë popullit dhe atë për ta sjell tek Shpëtimtari, Mesia. Gjoni e tregoi të pranishëm në mesin e popullit pikërisht Qengjin e Hyjit, Shëlbuesin e njerëzimit që i merr mbi vete mëkatet e njerëzimit dhe i falë e shlyen, prandaj Gjon Pagëzuesi edhe kërkonte nga populli përgatitje shpirtërore për ta pritu e pranuar Mesinë me fe. Për këtë Gjoni predikoi pagëzimin e pendesës dhe kthimin e njerëzve tek Hyji. Shën Gjon Pagëzuesi është shumë i nderuar në vise të ndryshme shqiptare, sidomos në ato që mbajnë emrin e tij: Shëngjon ose Shëngjin. Kështu festonHoti, Fushë Derveni, Shëngjini e Fushë Mamurrasi (Shqipëri) dhe famullia e Zllakuqanit (Kosovë).

Të premten më 25 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Gulielmin, abat, themelues i murgjërve të Montevergjine dhe shën Galikanin, ipeshkëv i Embrunit. 

Të shtunёn më 26 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Virgjilin, shën Gjonin e Palin martirë dhe shën Hosemaria Eskrivá de Balaguer, meshtar, themelues i Opus Dei.  

Të dielën e ardhshme më 27 qershor, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielёn e 13-tё gjatё vitit kishtar më 27 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Çirilin e Aleksandrisë, ipeshkëv e doktor i Kishës.  

20 qershor 2021, 11:25