Gratë dhe sfida e sinodalitetit në Kishë, në një konferencë botërore

Bashkimi Botëror i Organizatave të Grave Katolike (UMOFC / WUCWO) dhe Akademia e Liderëve Katolikë të Amerikës Latine njoftojnë konferencën botërore që do të drejtohet nga gruaja e parë në historinë e Kishës që do të ketë të drejtën e votës në Sinod, motra Nathalie Becquart, Nënsekretarja e parë e Sinodit të Ipeshkvijve. Konferenca do të drejtohet nga motër Nathalie Becquart bashkë me 3 personalitete tjera të rëndësishme nga bota katolike, përkatësisht në Evropë, Amerikë dhe Afrikë.

R.SH. - Vatikan

Bashkimi Botëror i Organizatave të Grave Katolike (UMOFC / WUCWO) dhe Akademia e Liderëve Katolikë të Amerikës Latine njoftojnë konferencën botërore që do të drejtohet nga gruaja e parë në historinë e Kishës që do të ketë të drejtën e votës në Sinod, motra rregulltare Nathalie Becquart, Nënsekretarja e parë e Sinodit të Ipeshkvijve. Konferenca do të drejtohet nga motër Nathalie Becquart së bashku me 3 personalitete tjera të rëndësishme nga bota katolike, përkatësisht në Evropë, Amerikë dhe Afrikë.

Konferenca do të mbahet në 18 qershor e do të ketë si temë 'Gratë në Kishë: sfida e sinodalitetit', një temë që Papa Françesku, me delikatesë dhe vendosmëri, po e çon përpara, duke ndjekur atë që doktrina Katolike ka mbështetur gjithmonë në lidhje me dinjitetin e barabartë të burrave dhe grave, për ta bërë atë gjithnjë e më reale në jetën konkrete në mbarë Kishën. Në këtë këndvështrim e drejtim, emërimi i Motrës Nathalie Becquart si Nënsekretare e Sinodit të Ipeshkvijve është një gjest shumë domethënës.

María Lía Zervino, Servidora, Presidente e Bashkimit Botëror të Organizatave të Grave Katolike (UMOFC) pohon: "Ky uebinar do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për të diskutuar me Motrën Nathalie se cili do të jetë shembull për rolin e ardhshëm të grave në Kishë, laike e rregulltare, për të ecur përpara në përkim me Papën Françesku, i cili pohon se sinodaliteti  është “Udha e sinodalitetit është udha, që Zoti pret nga Kisha e mijëvjeçarit të tretë”. Sinodaliteti  “është përmasë themelore e Kishës”, thekson Papa Françesku, sepse përmes sinodalitetiy shprehet më së miri figura e Kishës, që rrjedh nga Ungjilli i Krishtit, një Kishë e thirrur për t’u mishëruar në historinë e njerëzve, duke i qëndruar besnike Traditës, në mënyrë krijuese. Termi “sinodalitet”, nga greqishtja e latinishtja, do të thotë “të ecim së bashku”. E kjo përvojë e fuqishme e sinodaliteti vjen nga bashkësitë e para të krishtera në Koncilin e Jeruzalemit, rreth viteve 48-49 pas Krishtit.

15 qershor 2021, 13:13