Ndёrroi jetё Patriarku i Kishës katolike armene Ghabroyan

Tetëdhjetë e gjashtë vjeç, zgjedhur në korrik tё vitit 2015 nё udhёheqjen e Kishёs katolike armene, Patriarku Ghabroyan ndёrroi jetё dje në Liban, pas një sëmundjeje të gjatë. E pati pritur Papёn Françeskun në Katedralen e Martirëve të Shenjtë në Gyumri, Armeni, gjatë udhëtimit të tij apostolik në qershor 2016.

R.SH. - Vatikan

Lumturia e tij Grégoire Pierre XX Ghabroyan, Patriarku i Armenëve Katolikë, 86 vjeç, i sëmurë prej kohёsh, ndërroi jetë dje në Bejrut, Liban. Grégoire Pierre XX u zgjodh në krye të Kishës Katolike Armene më 25 korrik tё vitit 2015, pas vdekjes së Patriarkut Nerses Bedros XIX. Varrimi i tij do të kremtohet të shtunën mё 29 maj.

Lindur në Alepo, Siri, ka studiuar edhe në Gregoriana

Lindur në Halep, Siri, më 14 nëntor 1934, patriarku i ndjerë Ghabroyan studimet e tij fillore i pati krye  në kuvendin e Bzommar, 36 km në veri-lindje të Bejrut, i cili qё 250 vjet ёshtё bёrё seli e patriarkut të Kishës Katolike Armene. Më pas shkoi në Romë pranë Kolegjin Papnor Armen, për të përfunduar studimet e tij në filozofi dhe teologji pranë Universitetit Papnor Gregoriana. I shuguruar meshtar më 28 mars 1959, Ghabroyan u emërua një vit më vonë prefekt i studimeve në Seminarin e Bzommar-it, pastaj u emërua rektor i Institutit Mesrobian në Liban nga 1962 deri më 1969, kur u zgjodh rektor i seminarit të Bzommar deri në vitin 1975.

Ipeshkёv eparkial nga 1976 deri në 2015

Në vitin 1976 Ghabroyan u emërua ipeshkëv i armenëve katolikë të eparkisë Saint-Croix de Paris. U shugurua ipeshkёv më 13 shkurt 1977 në Liban, nga Patriarku i atëhershëm i Kilikisë së Katolikëve Armenë, Hmaiag - Pierre XVII. Në fund të korrikut 2015, siç u përmend, etërit sinodal të Kishës Katolike Armene e zgjodhën si Patriarkun XX të Kilikisë së Katolikëve Armenë. Ceremonia e fronëzimit u zhvillua më 9 gusht të të njëjtit vit në Manastirin Patriarkal të Bzommar, Liban, ku Grégoire Pierre XX Ghabroyan do të varroset pas Meshёs sё dritёs tё shtunёn e ardhshme më 29 maj.

Mesazhi i Papёs Françeskut për zgjedhjen e tij

Me rastin e zgjedhjes së tij si Patriark i Kishёs katolike armene, Papa Françesku pati dërguar një mesazh urimi me të cilin i dha "Ecclesiastica Communio", kërkuar nga vetë Grégoire. "Zgjedhja e Lumturisë së Tij bëhet në një kohë kur Kisha juaj ballafaqohet me vështirësi të ndryshme dhe sfida të reja", shkroi Papa, duke iu referuar sprovave të vështira që po përjetojnë disa nga besimtarët katolikë armenë në Lindjen e Mesme. "Sidoqoftë - pohoi Shenjtёria e tij - tё shndritur nga drita e fesё në Krishtin e ngjallur, vizioni ynë për botën është plot shpresë dhe mëshirë, sepse jemi të sigurt se Kryqi i Jezusit është pema që jep jetën".

Takimet me Papën në Shёn Martё nё Vatikan e në Armeni

Pak më shumë se dy muaj më vonë, më 7 shtator 2015, Patriarku i Kishёs katolike armene e përshëndeti Papёn Françesku në Meshën e mëngjesit në shtёpinё e Shёn Martёs nё Vatikan. Me atë rast, Papa Françesku e pati quajtur atë të armenëve si "gjenocidin e parë të shekullit XX". Gjatë vizitës së Papës në Armeni, më 25 qershor 2016, Patriarku Grégoire Pierre XX Ghabroyan pati bashkёkremtuar nё Meshën që u mbajt nё Sheshin Vartanants në Gyumri, e më pas e priti Papёn gjatë vizitës sё tij në Katedralen e Martirëve të Shenjtë në Gyumri.

Një Kishë për diasporën armene në botë

Kisha katolike armene është një Kishë katolike patriarkale "sui iuris", themeluar më 1742 nga Kisha kombëtare armene. Është njohur nga Papa Benedikti XIV. Është e pranishme në Liban, Iran, Irak, Egjipt, Siri, Turqi, Izrael, Palestinë dhe në realitete të tjera të diasporës armene në mbarë botën. Është e pranishme gjithashtu edhe në vendlindje në Armeni. Numri i besimtarëve tё Kishёs katolike armene, në vitin 2010, u vlerësua në 585 mijë besimtarё. Patriarkana e Kilikisë e ka selinё në Bzommar, por rezidenca e Patriarkut është në Bejrut.

26 maj 2021, 11:36