Muaji maj mbyllet me lutjen e Rruzares të udhëhequr nga Papa

Nё lutjen e mbylljes sё muajit maj, kushtuar nderimit tё Virgjёrёs Mari, më 31 maj në Kopshtet e Vatikanit, do tё marrin pjesё edhe disa fëmijët nga famullia eShёn Marisё sё Grotticella nga Viterbo.

R.SH. - Vatikan

Sipas traditës, më 31 maj, në mbarë botën e krishterë kremtohet përfundimi i majit muajit  kushtuar nderimit e lutjes drejtuar Zojës së Bekuar. Sivjet, mё 31 maj mbaron muaji maj i lutjes drejtuar Virgjërës Mari pёr fundin e pandemisë dhe rifillimit e punës e tё aktiviteteve shoqërore.

Në këtë ditë Papa Françesku do të recitojë lutjen e Rruzares Shenjte në Kopshtet e Vatikanit, para shtatores sё Zojёs sё Lurdё, paraprirë nga procesioni solemn. Ndёr pjesëmarrësit e lutjes sё rruzares dhe shoqërues i procesionit do të jenë edhe disa fëmijë që kanë marrë Kungimin e parë nga famullia kishtare e Santa Maria della Grotticella në Viterbo. Kjo famulli kishtare, e para në Itali, vuri në dispozicion mjediset e saj për strukturat shëndetësore lokale për lehtёsuar vaksinimi e qytetarëve.

Me lutjen e uratës së Rruzares Shenjte, besimtarët e krishterë kujtojnë momentet dhe ngjarjet e veçanta të jetës dhe të veprës shëlbimprurëse të Jezu Krishtit – Shëlbuesit të njerëzimit: nga lindja dhe fëmijëria e tij e deri te mundimet, vdekja mbi kryq dhe Ngjallja, të udhëhequr në mënyrë pothuajse të dukshme nga Shpirti Shenjt Hyj. E Zemra e Zojës Mari, në përkim të plotë me atë të Birit hyjnor, është tempull i Shpirtit të së vërtetës, ku çdo fjalë e çdo ngjarje ruhet me fe, me shpresë e me dashuri.

Prej këndej, edhe dëshira për t’i përngjarë Nënës së Jezusit, sepse në shkollën e Marisë Virgjër edhe ne mësojmë ta njohim praninë e Shpirti Shenjt Zot në jetën tonë, që ta ndjejmë frymëzimin që vjen prej Tij e ta ndjekim përvujtërisht në jetën e përditshme. Shpirti Shenjt Hyj na bën të rritemi, sipas vullnetit të Krishtit, e na dhuron frytet e mira, që Shën Pali Apostull i numëron në Letrën drejtuar Galatasëve: “Dashurinë, gëzimin, paqen, shpirtmadhësinë, dashamirësinë, butësinë, besnikërinë, përvujtërinë, vetsundimin” (Gal 5,22).

Dita e fundit e majit, muajit të Zojës do të kremtohet në qindra Kisha e kapela, kushtuar Nënës së Krishtit në të katër anët e botës, edhe në Shqipëri, në Kosovë, Mal të Zi e në vise tjera, e posaçërisht në Shenjtëroret kombëtare të Zojës së Këshillit të Mirë, rrëzë Kështjellës së Rozafës, afër Shkodrës dhe në Shenjtoren e mirënjohur të Zojës Bekuar në Letnicë të Kosovës.

28 maj 2021, 14:49