Maqedonia e Veriut: takim ekumenik e ndërfetar dhe Meshё falënderimi. Imzot Stojanov, "vizita Papёs një bekim për tokën tonë"

"Sa e rëndësishme është të ëndërrosh së bashku": me këtë parullë në Maqedoninë e Veriut u mbajt një takim ekumenik dhe ndërfetar, më 7 majin e kaluar, me rastin e përvjetorit të dytë të vizitës apostolike të Papёs Françeskut në Shkup. Nё nismёn e ipeshkvit tё Shkupit nё Maqedoni, Imzot Stojanov morën pjesë shumë të rinj katolikë, përfaqësues të Kishës Ortodokse, myslimanë dhe të tjerë që ndanë kujtimet e tyre për ditën e paharrueshme në praninë sё Papës.

R.SH. - Vatikan

"Sa e rëndësishme është të ëndërrosh së bashku": me këtë parullë në Maqedoninë e Veriut u mbajt një takim ekumenik dhe ndërfetar, më 7 majin e kaluar, me rastin e përvjetorit të dytë të vizitës apostolike të Papёs Françeskut në Shkup.  Nё nismёn organizuar nga ipeshkvi biritual i Kishës Katolike dioqezane tё Shkupit nё Maqedoni, Imzot Kiro Stojanov morën pjesë shumë të rinj katolikë, përfaqësues të Kishës Ortodokse, myslimanë dhe të tjerë që ndanë kujtimet e tyre për ditën e paharrueshme në praninë sё Papës.

Imzot Stojanov u transmetoi pjesёmarrёsve edhe përshëndetjet e Nuncit apostolik Imzot Anselmo Guido Pecorari. Nga ana e tij, prelati maqedonas nënvizoi – para pjesёmarrёsve - aktualitetin e disa prej mesazheve tё Atit të Shenjtë Bergoglio gjatë vizitës apostolike në Shkup, e mbi të gjitha "kërkimin e një të ardhme të jashtëzakonshme me Zotin"; më pas propozoi qё t'i dërgohet një letër falënderimi Papës, duke theksuar se si "vizita e tij  apostolike ishte një bekim i madh për tokën tonë" Maqedoninё e Veriut.

Në dëshmitë e të rinjve spikati përshtypja e tyre për "thjeshtësinë, përulësinë dhe qetësinë që Papa Françesku transmetoi" dhe fakti se si "farat e dashurisё bamirëse të krishterë që janё mbjellë gjatë vizitës sё Papёs vazhdojnё të rriten nё vend".

Kremtimet e përvjetorit të dytë të vizitës sё Papёs vazhduan në Shkup me kremtimin e një Meshe falënderimi në Kishёn Katedralen të "Zemrёs sё Krishtit”, kryesuar gjithnjë nga ipeshkvi vendas Imzot Kiro Stojanov, i cili i kujtoi mesazhet kryesore të fjalimeve të Papёs Françesku mbajtur gjatë vizitës apostolike në Shkup, "pasurinë fetare dhe etnike të Maqedonisë" si dhe "angazhimin e vendit ballkanik për të mirëpritur e ndihmuar migrantët e shumtë nga Lindja e Mesme".

Ipeshkvi i Shkupit Imzot Kiro Stojanov kujtoi edhe figurën madhore tё Shёn Nënë Terezës, e cila ka lindur pikёrisht në kryeqytetin e sotёm të Maqedonisë së Veriut (asokohe nёn Perandorinë Otomane), dhe inkurajoi familjet tё ndjekin shembullin e Familjes së Shenjtë të Nazaretit. "Sot ne falënderojmë Zotin për ngjarjen historike tё vizitёs sё Papёs dhe pёr dhuratën e madhe qё patёm pasardhësin e Pjetrit nё tokën tonë të torturuar për ta bekuar atë, për tё na përforcuar në fe dhe për të na inkurajuar që të jemi dëshmitarë të krishterë të besueshëm ".

10 maj 2021, 13:54