Dioqeza Prizren-Prishtinё mbyll nё Letnicё muajin e Zojёs

Tё shtunёn e kaluar nё Shenjtёroren e Zojёs sё Madhe, nё Letnicё tё Karadakut, nё Kosovё, Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё e pёrfundoi muajin maj kushtuar nderimit e lutjes drejtuar Virgjrёs Mari. Gjatё homelisё, ipeshkvi i vendit imzot Dodё Gjergji, mes tjerash tha “T’i kthejme syte nga Zoti, Kisha, familja dhe vendi, aty ku ke lind, qe te jetosh e punosh ne token ku te ka fal i lumi Zot, e ne tha ai, na ka fal ne kete toke te Kosoves, ne familjet tona kemi vendstrehimin me, ashtu sikurse Kisha eshte vendstrehimi i shpirtit.

R.SH. - Vatikan

Tё shtunёn e kaluar nё Shenjtёroren e Zojёs sё Madhe, nё Letnicё tё Karadakut, nё Kosovё, Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё e pёrfundoi muajin maj kushtuar nderimit e lutjes drejtuar Virgjrёs Mari. Gjatё homelisё, ipeshkvi i vendit imzot Dodё Gjergji, mes tjerash tha “T’i kthejme syte nga Zoti, Kisha, familja dhe vendi, aty ku ke lind, qe te jetosh e punosh ne token ku te ka fal i lumi Zot, e ne tha ai, na ka fal ne kete toke te Kosoves, ne familjet tona kemi vendstrehimin me, ashtu sikurse Kisha eshte vendstrehimi i shpirtit, ngase ne kishe e gjejme burimin e shpreses tone”. Po mё hollёsisht nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt...

Nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt

Kremtimi nё Letnicё tё Karadakut, pёrmbylli muajin e Zojës Bekuar

Besimtare nga te gjitha famullite e dioqezes se Kosoves, te shtunen qe kaloi, shtegtuan ne Letnice te Komunes se Vitise dhe bashke me meshtare, motra, rregulltare e rregulltare dhe qytetare te vullnetit te mire, u bashkuan ne ambientin e bukur afer Shenjtores per te kremtuar festen e Zojes Bekuar te Letnices, ne permbylljen e muajit te saj te shenejte te lutjes e adhurimit.

Ne nje dite te bukur me diell dhe atmosfere kremteje, meshen solemene e drejtoi ipeshkvi i Kosoves, imzot Dode Gjergji, ne bashkemeshim me arqipeshkvin ne pension, imzot Zef Gashin, arqipeshkvin aktual te Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj dhe meshtare te tjere.

‘’Dua ta falenderoj Zotin qe tradicionalisht takohemi ne kete Shenjtore, ne permbyllje te nje muaji intensiv me lutje drejtuar Zojes Bekuar. Por, kesaj radhe permbyllim edhe nje viti te ter pandemik, qe shpresojme shume qe me ndihmen e Zotit, me perkrahjen e miqve dhe me angazhimin e institucioneve tona perkatese te shlirohemi, e ta tejkalojme rrezikun nga Kovid 19’’, tha fillimisht imzot Dode Gjergji, duke reflektuar mbi pervojen e periudhes pandemike.   

‘’Me gjithe te keqijat qe kane ndodhur, ta zbulojme  nje te vertete se si koha  para ketij virusi e ka shkretu shpirtin tone me mungesen e dashurise per njeri tjetrin dhe e ka bere shkrume shpirtin tone lakmia e tepruar dhe e panevojshme per pasurim te shpejte  dhe mireqenie te pamerituar. E kemi kuptuar se cfare do te thote te perballesh me pafuqine njerezore dhe se si dorezohen shtetet dhe pushtetet perpara nje virusi te padukshem. E kemi perjetuar dhe kuptuar se krejt pasuria jone dhe gjithe mundi yne nuk e ka asnje rendesi nese nuk e kemi Zotin dhe nuk i lutemi atij, sepse jeta jone eshte ne duart e Zotit’’ tha imzot Dode Gjergji.  

Ai beri thirrje qe t’i kthejme syte nga Zoti, Kisha, familja dhe vendi, aty ku ke lind, qe te jetosh e punosh ne token ku te ka fal i lumi Zot, e ne tha ai, na ka fal ne kete toke te Kosoves, ne familjet tona qe eshte vendstrehimi me i ngrohte per vajin, deshprimin, semundjen, trishtimin, ashtu sikurse Kisha eshte vendstrehimi i shpirtit, ngase ne kishe e gjejme burimin e shpreses tone.

‘’Me Kishen ne besojme ne Zotin, Hyjin e gjithpushtetshem, ne Jezu Krishtin birin e tij me Shpirtin Shenjte  qe na mbush dhe na ndihmon, na forcon dhe na perterine per tu mbijetuar rrethanave me te veshtira te jetes njerezore. Ashtu sikurse iu kemi mbijetuar rrethanave te veshtira vite me pare, sepse shprese eshte feja jone, energjia me te cilen punon, jeta e atyre qe besojne dhe shpresojne ne Zotin’’ tha imzot Dode Gjeregji, i cili me pas disa minuta foli per rendesine e madhe te figures se Zojes Bekuar dhe Shenjtores se saj ne Letnice, aty ku e shenjta e kombit, Nene Tereza mori Thirrjen e pare qe me pas doli te jete rrezatuese per mbare boten.

Ne permbylljen e kesaj te kremteje, te gjithe te pranishmit i falenderoi per pjesmarrje famullitari ne Letnice dom Marjan Demaj, e ne menyre te vecante ipeshkvijte, meshtaret dhe korin e famullise se Prishtines, i cili me kenget e bukura dhe adapte e begatoi kete ngjarje te bukur, kushtuar përmbylljes solemne te muajit marian, muajit te Zojes Bekuar. 

Nga Prishtina Rabie Ibraj

31 maj 2021, 13:20