Gesù pane di vita, discepoli di Emmaus Gesù pane di vita, discepoli di Emmaus

Shenjtorët e javës 17- 25 prill

E diel 18 prill, Kisha katolike kremton të Dielën e 3-të të Pashkëve kalendari mё 18 prill kalendari kishtar përkujton shën Galdinin, kryeipeshkëv i Milanos e kardinal. Ungjilli i kësaj së Diele të 3-të të Pashkëve flet për dishepujt e Emausit dhe takimin e tyre me Jezu Krishtin e Ngjallur. Jezusi bëhet shok rruge për të rindezuar në zemrat tona flakën e fesë e të shpresës.

R.SH. - Vatikan

E diel 18 prill, Kisha katolike kremton të Dielën e 3-të të Pashkëve kalendari mё 18 prill kalendari kishtar përkujton shën Galdinin, kryeipeshkëv i Milanos e kardinal Ungjilli i kësaj së Diele të 3-të të Pashkëve flet për dishepujt e Emausit dhe takimin e tyre me Jezu Krishtin e Ngjallur. Jezusi bëhet shok rruge për të rindezuar në zemrat tona flakën e fesë e të shpresës.

Të hënën më 19 prill, kalendari kishtar përkujton shën Leonin IX, papë. Liturgjia e ditës na fton të shkojmë me gëzim në shtëpinë e Zotit e të kujtojmë se i krishteri është i thirrur të sjellë fryte vëllazërimi, dashurie e shenjtërie, gjithnjë i mbështetur në hirin e Zotit. 

Të martën 20 prill, kalendari përkujton shën Aniçetin, papë e shën Anjezen nga Montepulçiano,virgjër dominikane. Liturgjia e ditës na kujton se Jezusi përkujdeset, me një mrekulli, t’i japë të hajë turmës që e ndiqte. Por ai ka ardhur për një jetë shumë më të lartë e i bën të gjithë ta kuptojnë këtë, duke u larguar nga skena e mrekullisë.

Të mërkurën më 21 prill, kalendari përkujton Shën Anselmin, kryeipeshkëv i Kënterbërit e doktor i Kishës e Shën Apollonin, filozof e martir romak. Liturgjia e ditës na nxit të meditojmë se largimi i Jezusit në vende të vetmuara nuk do të thotë se ai i braktis nxënësit e vet. Vetëm kur Krishti është në barkë bashkë me ta, frika zhduket e barka i afrohet bregut aq të dëshiruar.

Të enjten më 22 prill, kalendari përkujton Shën Sotirin papë, Shën Kajon papë, shën Agapiton, papë e Shën Leonidën. Liturgjia e ditës na kujton dhurata e fesë në Krishtin, na sjell fryt dhuratën e Shpirtit Shenjt që na bënë të njohim Atin Qiellor, i cili na bënë dëshmitarë të tij e na bindë të kthehemi në udhën e jetës.

Të premten më 23 prill, kalendari përkujton Shën Gjergjin martir; Shën Adalbertin, ipeshkëv të Pragës e martir dhe Shën Marinë Gabriela Sagedus, virgjër çistecense. Liturgjia e ditës na kujton se turma e kërkon Jezusin, kryesisht sepse shpreson të hajë e të ngihet mrekullisht. Në sa Jezusi duhet kërkuar sepse Zoti na e dërgoi si shujtë shpirtërore për jetën e pasosur. 

Të shtunën më 24 prill, kalendari përkujton shën Fedelin e Sigmaringen, meshtar kapuçin e martir dhe shën Marinë Heselblad, themeluese e murgeshave brigjidine. Liturgjia e ditës na nxit të meditojmë se për të mos pasur më uri as etje, duhet besuar në Jezu Krishtin, që është buka e jetës. Buka që u jep Moisiu hebrenjve, ndonëse zbret nga qielli, mbetet bukë që ushqen jetën tokësore e jo jetën hyjnore, jetën e amshuar. 

Tё dielën e ardhshme më 25prill, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 4-të të Pashkëve. Po mё 25 prill kalendari kishtar pёrkujton Shën Markunt Ungjilltar. Shën Marku është njeriu që shkroi katekizmin e Shën Pjetrit për bashkësitë e para të krishtera, duke hartuar kështu Ungjillin më të vjetër kanonik.

18 prill 2021, 09:09