Takimi  i 47-të i Sekretarëve të Përgjithshëm të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës. Takimi i 47-të i Sekretarëve të Përgjithshëm të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës. 

Kishat evropiane kremtojnë 20 vjetorin e Charta Œcumenica

Deklaratë e përbashkët e Kryetarëve të Ccee dhe Cec, me rastin e 20 vjetorit të Charta Œcumenica.

R. SH. - Vatikan

“Charta Œcumenica - Vija udhëheqëse për bashkëpunimin ndërmjet Kishave të Evropës”, nënshkruar në vitin 2001 nga kryetarët e Ccee (Këshilli i Konferencave të Kishave të Evropës) e të Cec (Konferenca e Kishave Evropiane), është dokument themelor, që synon të mbrojë e të thellojë vëllazërimin ndërmjet Kishave të Evropës. Me rastin e kremtimit të 20-vjetorit të Charta Œcumenica, kardinali Angelo Bagnasco,  kryetar i Ccee, dhe i nderuari Christian Krieger, kryetar i Cee, lëshuan një deklaratë, përmes së cilës shprehin kënaqësinë dhe falënderojnë Zotin “për paqen që provuan e për fitoret e arritura nga lëvizja ekumenike globale”.

“Ndërsa Kishat ripërcaktojnë shërbesën e tyre në kushtet e Covid-19, dy kryetarët ripohojnë “së bashku e me frymën e unitetit, angazhimin për ta dëshmuar Krishtin si Shëlbuesin tonë, e premtimin e Tij për një jetë të shndërruar me forcën e Shpirtit Shenjt”, të vetëdijshëm se “ndarjet e vjetra e të reja në Kishë kanë nevojë për shërim e se pabarazitë shoqërore dhe ekonomike kërkojnë ndryshimin e sjelljeve tona e të strukturave tona. Kërcënimet e vazhdueshme kundër demokracisë dhe ambientit natyror, rikërkojnë që jeta të shikohet me sy të rinj në tërësinë e saj. Ridukja e konflikteve të armatosura gjatë viteve të fundit kërkon pendesë, falje, drejtësi”.

Së fundi, ftojnë për lutje, që të gjithë të jenë një gjë e vetme: “Dëshirojmë të jemi mjete në shërbim të këtij uniteti e të angazhohemi përsëri për fuqizimin e bashkimit kishtar, përmes lutjes e aksioneve të përbashkëta, duke i ofruar, njëkohësisht, shërbimin tonë botës për promovimin e drejtësisë e të paqes”.

Me rastin e kremtimeve për këtë përvjetor, Ccee dhe Cec organizojnë, më 22 prill 2021, nga ora 19.00 deri në orën 20.00, një çast ekumenik online.  Në këtë ngjarje, titulluar “Jini të gëzuar në shpresë, durimtarë në vuajtje, ngulmues së lutje”, frymëzuar nga verseti  i Letrës së Shën Palit drejtuar  Romakëve, 12.12,  ftohen të marrin pjesë të gjitha Kishat dhe partnerët ekumenikë. Me këtë rast do të botohet një material ndihmës, me tematikën e këtij çasti ekumenik. Libreti, që mund të gjindet në kanalet e Ccee e Cec, në gjuhën angleze, franceze, gjermane dhe italiane, vihet në shërbim të kishave e mund të përdoret për kremtimet gjatë gjithë vitit.

 

12 prill 2021, 16:06