MONS GJERGJ META, VESCOVO DI RRESHEN, ALBANIA MONS GJERGJ META, VESCOVO DI RRESHEN, ALBANIA

Imzot Gjergj Meta: Pashkёt kalim nga vdekja nё Jetё

Imzot Meta: Me shëndet Pashka! Nuk ka qenë njё Pashkё e lehtё, nuk do tё jetё njё Pashkё e lehtё pёr shumё arsye. Kemi shumё persona, edhe meshtarё e motra rregulltare. qё vuajnё ende nga Covid. Megjithatë jemi tё sigurt se Zoti di edhe nga kjo situatë tё nxjerr mё tё mirën. Është njё moment ky i Pashkёve pёr tё nisur njё jetё e njё epokë tё re, edhe pёr dioqezёn e Rrёshenit ёshtё kёshtu e do tё jetё kёshtu. Duam njё Kishё qё del nga trishtimi e nga dëshpërimi, pёr tё kumtuar njё Jetё tё re qё ofron Krishti Gjallё.

R.SH. - Vatikan

Gёzuar Pashkёt – Me shëndet Pashka! Nuk ka qenë njё Pashkё e lehtё, nuk do tё jetё njё Pashkё e lehtё pёr shumё arsye. Kemi shumё persona, edhe meshtarё e motra rregulltare, qё vuajnё ende nga Covid. Megjithatë jemi tё sigurt se Zoti do tё di edhe nga kjo situatë tё nxjerr mё tё mirën.

Është njё moment ky i Pashkёve pёr tё nisur njё jetё e njё epokë tё re, edhe pёr dioqezёn e Rrёshenit ёshtё kёshtu e do tё jetё kёshtu. Duam njё Kishё qё del nga trishtimi e nga dëshpërimi, pёr tё kumtuar njё Jetё tё re qё ofron Krishti Gjallё. Ai ёshtё e do tё jetё i vetmi program i jetёs sonё, pohon mes tjerash ipeshkvi i dioqezёs sё Rrёshenit, imzot Gjergj Meta. 

T'i dёgjojmё urimet e Pashkёve tё ipeshkvit tё dioqezёs sё Rrёshenit, imzot Gjergj Meta:

Urimet e Pashkёve tё ipeshkvit tё dioqezёs sё Rrёshenit, imzot Gjergj Meta
03 prill 2021, 13:25