2021.02.02 Santa Messa in Occasione della Giornata della Vita Consacrata 2021.02.02 Santa Messa in Occasione della Giornata della Vita Consacrata

Më 22 prill kalendari kishtar përkujton Shën Leonidën, martir

Shën Leonida, ati i Origjenit, mësues i retorikës, i letërsisë dhe Biblës, gjatё persekutimit tё krishterëve nё kohën e Septim Severit, u thirr para autoriteteve, e pranoi se ishte besimtar i krishterë, pёr kёtё iu pre koka në vitin 204, duke lënë jetimë shtatë fëmijë, më i madhe prej tyre ishte Origjeni.

R.SH. - Vatikan

Më 22 prill kalendari kishtar përkujton Shën Leonidën, atin e Origjenit. Edikti i Septim Severit, siç thotë Klementi i Aleksandrisë, shkaktoi një persekutim të ashpër kundër të krishterëve duke e mbushur Egjiptin me martirë: ndër ta Euzebi përmend Leonidën të cilit iu pre koka në vitin 204, duke lënë jetimë shtatë fëmijë, më i madhe prej tyre ishte pikërisht Origjeni, që në atë kohë ishte 17 vjeçar.  

Me origjinë nga Greqia, Leonida qe mësues i retorikës në Aleksandri të Egjipitit e edukator e mësues i shkëlqyeshëm i shtatë fëmijëve, të cilëve mes tjerash u mësoi Shkrimet e Shenjta të Biblës e letërsinë. 

E gjatë persekutimit të të krishterëve, Leonida qe thirrur para autoriteteve, e ai pranoi pa iu dridhur zëri se ishte besimtar i krishterë. I vunë menjëherë prangat. Ndërsa ishte në burg, siç njofton Euzebi që ka ruajtur një fragment, Leonida mori një letër nga i biri 17 vjeçar, i cili e nxiste t’i qëndronte besnik Krishtit Zot, edhe nëse do t’i duhej të paguante me kokë dëshminë e fesë. E pak kohë më pas, Leonida me buzë në gaz, do ta shtrinte kokën nën tehun e shpatës, duke fituar kështu kurorën e lumnisë së amshuar.

22 prill 2021, 09:17