Catacombe dei santi Marcellino e Pietro Catacombe dei santi Marcellino e Pietro

Më 14 prill kalendari kujton shën Tiburcin, Valerianin e Maksiminin, martirë

Tre martirët e shenjtë Tiburci, Valeriani dhe Maksimini, që jetuan në shekullin e III në Romë, përmenden nga burimet e lashta që nga shekulli i V.

R.SH. - Vatikan

Tre martirët e shenjtë Tiburci, Valeriani dhe Maksimini, që jetuan në shekullin e III në Romë, përmenden nga burimet e lashta që nga shekulli i V, megjithatë ekzistojnë dy burime që njoftojnë pёr personalitetin dhe ekzistencën e tyre historike; njëri është i lidhur me "Passio" ‘(Mundimet’ a ‘Vuajtjet’) e Shёn Çeçilies († 232), ndërsa tjetri është nё "Martirologun Jeronimian".

Sipas "Passio", Valeriani ishte burri i Çeçilies dhe u konvertua prej saj nё fenё e krishterë, u pagëzua nga Papa Urbani I (222-230), i cili mё pas e konvertoi në krishterim edhe tё vëllain Tiburcin; pёr kёtё arsye të dy u dënuan me vdekje nga prefekti romak Almakio, qё ia besoi "cornicularius" Maksimit, (oficerit tё dytë tё konsullit) i cili, para se të zbatonte dënimin, u konvertua edhe ai nё fenё e krishterë, pёr çka u dënua dhe u vra disa ditë më vonë. Valeriani e Tiburci u martirizuan dhe u varrosën në një vend të quajtur Pagus da Cecilia, katër milje larg Romës, ku pak më vonë u varros edhe Maksimini në një sarkofag tjetër. (nga e përditshmja italiane ‘Avvenire’).

14 prill 2021, 10:59