Krishti me kryq Krishti me kryq

Të meditojmë me Ungjillin e së Dielës IV të Kreshmëve

Ungjilli i sotëm i shën Gjonit, në të Dielën IV të Kreshmëve, vë theksin mbi mishërimin e Jezu Krishtit, dërguar ndërmjet nesh, nga Ati Qiellor. Erdhi në një botë plot dekadencë e solli dritë e jetë të re. Kjo është arsyeja, që na nxit të besojmë në Të. Të ndjekim pjesën ungjillore, marrë nga kreu 3…

R.SH. - Vatikan

14 Në atë kohë Jezusi i tha Nikodemit: sikurse Moisiu e lartësoi gjarprin në shkreti, po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut, 15 që kushdo të besojë në të ta ketë jetën e pasosur. 16 Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën sa që e dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por ta ketë jetën e pasosur. 17 Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin që ta dënojë botën, por që bota të shpëtojë nëpër të. 18 Kush beson në të, nuk dënohet, ndërsa, kush nuk beson, ai është dënuar që tani, pse nuk besoi në Emrin e Njëlindurit, Birit të Hyjit. 19 E gjykimi është ky: Drita erdhi në botë, por njerëzit më tepër deshën terrin se dritën, sepse veprat i kishin të këqija. 20 Vërtet, kushdo që bën të keqen, e urren dritën dhe nuk del në dritë që të mos i zbulohen veprat e tija, 21 kurse ai që e vë në zbatim të vërtetën, ai del në dritë që të dalë ballafaqe se veprat e tij u bënë siç thotë Hyji.

Të lutemi së bashku:

 

Ti je shpëtim, o Zot Jezu Krisht:

jeta jote është dhuratë dashurie,

gjestet e tua, burim shërimi,

fjalët e tua, gurrë mëshire.

Ti je shpëtim, o Bari i mirë:

kalove nëpër vdekjen që

secili prej nesh të gjejë jetën.

Ti je shpëtim, i Kryqëzuar i ringjallur:

në Ty u falëm e

në Ty u pajtuam me Hyjin.

Ti, o Bir i dashur i Atit,

na i hap dyert e dashurisë së Zotit,

sepse Ti je dashuria bërë histori.

O Jezus, na e hap zemrën

duke i dhënë aftësinë

për të të dashur Ty

në çdo të afërm

me atë masë, me të cilën

na do secilin prej nesh

deri në dhurimin e jetës.

13 mars 2021, 08:33