Giotto, La Cappella degli Scrovegni NEW, Gesù sale il calvario Giotto, La Cappella degli Scrovegni NEW, Gesù sale il calvario 

E Diela e Larit: Jezusi ngjitet në Jerusalem

Ngjitu në Jeruzalem, Jezus,/shaluar mbi gomar, rrethuar nga shtegtarët./Ngjitu në Qytetin Shenjt/ku të presin mundimet e vdekja, /pse dashurinë që ti ke për ne/s’ka forcë në botë ta ndalojë!/ S’mund ta ndalojë as dhuna/e as poshtërsia njerëzore. /Shtegtimi yt cak tjetër s’ka/: mbaron këtu! /Në këtë vend /Ti e di mirë ç’të pret: /Tmerri e terri e dhimbja,tradhtia e braktisja. /Të pret kodrina e Kalvarit, /kryqi të pret e gozhdat janë gati… /E ti e ndjen sipërmbushet/ premtimi i bërë ç’prej kahmot. /Njerёzit brohorasin! /Si mund t’i bësh të heshtin? /Për këtë ke ardhur, / Që të dhurosh jetën/për jetën, /për ta për shëlbimin e botës.

R.SH. - Vatikan

E Diela Larit: Jezusi ngjitet në Jerusalem

Meditim kushtuar të Dielës së Larit:

Ngjitu në Jeruzalem, Jezus,
shaluar mbi gomar, rrethuar nga shtegtarët. 
Ngjitu në Qytetin Shenjt
ku të presin mundimet e vdekja,
pse dashurinë që ti ke për ne
s’ka forcë në botë ta ndalojë!
S’mund ta ndalojë as dhuna
e as poshtërsia njerëzore.

Shtegtimi yt cak tjetër s’ka: 
mbaron këtu!
Në këtë vend do të bësh dëshmi
duke dhuruar jetën.
Ti e di mirë ç’të pret: 
Tmerri e terri e dhimbja,
tradhtia e braktisja.

Të pret kodrina e Kalvarit,
kryqi të pret e gozhdat janë gati.
Përpara të gjithëve ti do të lartohesh,
mbi kryqin e lagur me djersë e me gjak…
pas pak…

Po tash për tash njerëzia që të njohu,
që të pa e të dëgjoi e mbrapa po të ndjek
të shpreh veç entuziazëm.

E bën këtë me gjestet e të varfërve
të cilët, të çuditur, njohin Dikë, 
dikë që i do, dikë që i mbron,
dikë që i rrethon me kujdes,
që i shikon me mëshirë. 

E e bën me fjalë në të cilat 
zëri i profetëve jehon 
thellësive të kohës. 
E ti e ndjen si përmbushet
premtimi i bërë ç’prej kahmot.

Ata brohorasin!
Si mund t’i bësh të heshtin?
Për këtë ke ardhur,
Që të dhurosh jetën
për jetën,
për ta për shëlbimin e botës.

27 mars 2021, 12:13