Mons Angelo Massafra Mons Angelo Massafra 

Imzot Angelo Massafra nё gjendje tё qëndrueshme shëndetësore

Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkvi i Shkodёr-Pultit e Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, i infektuar nga koronavirusi shkoi nё Itali pёr kurime. Zyra e shtypit tё Konferencës Ipeshkёvnore tё Shqipërisë njofton se “gjendja shëndetësore e tij aktualisht paraqitet e qëndrueshme, me simptoma të virusit”. Për kurat e simptomave si dhe për të përballuar sa më mirë sëmundjen, Imzot Massafra u transferua në spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali).

R.SH. - Vatikan

Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkvi i Shkodёr-Pultit dhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, pasi rezultoi i infektuar nga koronavirusi, pas tё mërkurës sё përhime mё 17 shkurt, tё shtunën mё 27 shkurt shkoi nё Itali pёr kurime. Zyra e shtypit tё Konferencës Ipeshkёvnore tё Shqipërisë (KISH) njofton se “gjendja shëndetësore e tij aktualisht paraqitet e qëndrueshme, përpos simptomave tipike të virusit, sikurse është ajo e temperaturës”. Për kurat e simptomave dhe për të përballuar sa më mirë sëmundjen, Imzot Massafra u transferua në spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali).

Nё vijim rreth gjendjes shëndetësore njoftimi i zyrës sё shtypit tё Zyra e shtypit tё Konferencës Ipeshkёvnore tё Shqipёrisё (KISH):

“Pas disa shqetësime shëndetësore, me simptoma virusi Covid-19, si dhe pas ekzaminimeve më të specializuara, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, rezultoi pozitiv, pra i infektuar nga virusi në qarkullim, Sars Covid-19.
 
Aktualisht gjendja shëndetësore e tij paraqitet e qëndrueshme, përpos disa simptoma tipike të këtij virusi, sikurse është ajo e temperaturës.
 
Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera si dhe për të përballuar sa më mirë pikun e sëmundjes, sot, Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali).
 
Jemi të sigurt për profesionalizmin e personelit mjeko-sanitar që po ndjek dhe që do të vazhdojë të ndjek ecurinë e sëmundjes së Arqipeshkvit Massafra, por i besohemi edhe lutjes së të gjithëve dhe të secilit që mëshira e Zotit të tregohet me hirin e shërimit për të dhe për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje.
 
Në ditët e ardhshme, duke filluar që nga shtrimi dhe në vazhdim, sapo të kemi njoftime nga drejtoria e spitalit, do informoheni në mënyrë të rregullt”.
 
Zyra e shtypit e KISH-it

01 mars 2021, 12:22