2019.04.11 Domenica delle Palme - Gesù entra a Gerusalemme 2019.04.11 Domenica delle Palme - Gesù entra a Gerusalemme

E Diela e Larit i prin kumtit të Ringjalljes

Është dita e Paqes për botën mbarë/ Kumbojnë këmbanat në festë, /vrapojnë fëmijët me rrema ulliri/në duart e njoma. /Pëllumba të bardhë, simbol i paqes/rrahin flatrat drejt qiellit. /Eshtë festa e ngadhënjimit të Zotit: /qiej edhe tokë i pushton! /Është Dita e Larit: /të galdojmë e të kremtojmë! /Është festa që/pas vdekjes, i prin/ kumtit të madh të Ringjalljes.

R.SH. - Vatikan

Gëzuar të Dielën e Larit!

Është dita e Paqes për botën mbarë

Kumbojnë këmbanat në festë,

vrapojnë fëmijët me rrema ulliri

në duart e njoma.

Pëllumba të bardhë, simbol i paqes

rrahin flatrat drejt qiellit.

Eshtë festa e ngadhënjimit të Zotit:

qiej edhe tokë i pushton!

Është Dita e Larit:

të galdojmë e të kremtojmë!

Është festa që

pas vdekjes, i prin

kumtit të madh të Ringjalljes.

 

Urime të gjithëve:

Në kujtim të Krishtit,

që erdhi të na sjellë paqen,

ta jetojmë mësimin e Zotit!

Ta duam tjetrin me fjalë

e me vepra!

Është koha të ngarendim ndër kisha,

t’i mbushim përplot.

Të kota janë degët e ullirit,

ndër shtëpitë e udhët tona

nëse nuk e kemi në shpirt

vullnetin të bëhemi të gjithë,

kasnecë të paqes

e të ringjalljes,

e paqen ta çojmë në çdo prag

me degët e para

ngarkuar me lule pranvere!

28 mars 2021, 12:02