‘Shën Jozefi, i drejti i shtuar në familje’ ky është titulli i veprës së meshtarin Dom Dritan Ndoci, botuar nga Radio Maria e Shqipërisë ‘Shën Jozefi, i drejti i shtuar në familje’ ky është titulli i veprës së meshtarin Dom Dritan Ndoci, botuar nga Radio Maria e Shqipërisë

Dom Dritan Ndoci: Shën Jozefi shembull për kohën tonë

‘Shën Jozefi, i drejti i shtuar në familje’ ky është titulli i veprës së meshtarin shqiptar Dom Dritan Ndoci, botuar nga Radio Maria e Shqipërisë në kuadrin e Vitit të Shën Jozefit shpallur nga Papa. Libri i kushtohet figurës së Shën Jozefit, duke u nisur nga Bibla, tradita e krishterë e mbështetur tek Etërit e Kishës, për të paraqitur ikonën e Shën Jozefit si shembull të rëndësishëm për njerëzit e kohës sonë.

R.SH. - Vatikan

‘Shën Jozefi, i drejti i shtuar në familje’ ky është titulli i veprës së meshtarin shqiptar nga kryedioqeza e Shkodër-Pultit, Dom Dritan Ndoci, botuar nga Radio Maria e Shqipërisë në kuadrin e Vitit të Shën Jozefit shpallur nga Papa Françesku. Libri i kushtohet figurës së Shën Jozefit, duke u nisur nga Bibla, tradita e krishterë e mbështetur tek Etërit e Kishës, për të paraqitur ikonën e Shën Jozefit si shembull të rëndësishëm për njerëzit e kohës sonë. Po të dëgjojmë vetë autorin dom Dritan Ndocin në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News..

Të dëgjojmë vetë autorin dom Dritan Ndocin në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit

Paraqitja e librit  ‘Shën Jozefi, i drejti i shtuar në familje’  nga Dom Prekë Lazraj

Ky libër e ka zanafillen më 8 dhjetor 2020 kur shenjtëria e tij Françesku Papë i dhuroi Kishës Vitin e Shën Jozefit.

Duke dashur që Shenjti t’i afrohet sa më afër secilit besimtar, por në mënyrë më të veçantë edhe secilës flamilje, Dom Dritan Noci, autori i librit, fillon shfletimin e Biblës dhe të traditës së krishterë të mbështetur tek Etërit e Kishës për ta pranuar në mënyrë të re dhe për ta dhuruar përmes këtij libri ikonën e bukur të Shën Jozefit, kaq të rëndësishme si shembull për njerëzit e kohës sonë.

Dom Dritani, në ndërtimin e veprës përmendë gjithashtu edhe literaturën apokrife, por jo duke e paraqitur atë si doktrinë të sigurt, sikurse nuk e paraqisnin as Etërit e Kishës si të tillë, por vetëm për të sjell tek ne traditat e ndryshme që kanë ekzistuar ndër të krishterë gjatë shekujve.

Mbështetja kryesore këtu është në Ungjijtë dhe mbi traditën hebraike para ardhjes së Krishtit, pa të cilën nuk mund të kuptohet Virgjëra Mari as Shën Jozefi.

Autori duke soditur tiparet e Jezusit Zot dhe njeri, zbulon ndikimin e madh që pati figura dhe shembulli jetësor i Shën Jozefit në edukimin, rritjen dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të Jezusit si njeri.

Prandaj në libër na paraqitet ikona e Shën Jozefit si:

-        Njeri i drejtë.

-        Njeri që beson dhe mbështetet në Hyjin pa pyetje e pa shumë shpjegime, siç bënin Patriarkët e Besëlidhjes së Vjetër, qysh me Abrahamin, duke u përpjekur të zabtojnë konkretisht dhe pa vonesë çdo gjë që u kërkohej prej Hyjit.

-        Njeri punëtor, që me mund e djersë siguron mirëqenien e Familjes Shenjte.

-        Pajtor i fuqishëm dhe i vazhdueshëm i Kishës së Krishtit, i secilit besimtar dhe i secilës familje, që nga fillimi i krishterimit.

Në libër, mbështetur në shembullin e shenjtërve dhe në mendimet e shkrimtarëve të ndryshëm e të rëndësishëm, në mënyrë të lehtë, pa dashur të thellohet në to, përmenden edhe shumë tema të ndjeshme të cilat, sigurisht, në secilin lexues do të zgjojnë kureshtjen duke e ftuar atë që, në të ardhmen, t’i thellojë ato edhe më shumë, sipas mundësive që ka, për ta zbukuruar në vetvete ikonën e këtij Shenjti të madh dhe duke e bërë shembull jete përmes përshpirtërisë praktike.

Lexues të dashur, Dom Dritani hap para nesh një horizont të madh të punës duke na dhuruar në miniaturë këtë libër për Shën Jozefin të cilin ju tashmë e keni në dorën tuaj.

Le të jetë për lavdi të Zotit dhe për ndërtimin tonë shpirtëror.

Tiranë, 5 shkurt 2021, në festën e Shën Agës

Don Prekë Lazraj

19 mars 2021, 09:27