I Lumi dom Anton Zogaj, martir I Lumi dom Anton Zogaj, martir 

Mё 9 mars kujtojmё tё Lumin dom Anton Zogaj, martir

I Lumi dom Anton Zogaj u pushkatua pranë Porto Romano, në Durrës më 09 masr 1948. Qe famullitar i Durrësit, sekretar i kryeipeshkvit Imzot Prennushit, meshtar jashtëzakonisht i përgatitur në të gjitha drejtimet, u burgos dhy u torturua mizorisht nga regjimi komunist. E lanë të mbyllur disa ditë në një banjo të qelbur, në sa priste ditën e pushkatimit, mё 09 mars tё vitit 1948.

R.SH. - Vatikan

Sot mё 9 mars, përkujtojmë të Lumin e Kishёs katolike tё Shqipёrisё, Dom Anton Zogaj, martir.

I Lumi dom Anton Zogaj lindi në Kthellë të Mirditës më 26.07.1908. I Dioqezës së Durrësit. U shugurua meshtar më 26.04.1932. Pas shugurimit u emërua famullitar i Shna Prendes në Kurbin, pastaj i Kishёs Katedrale të Shën Luçisë në Durrës, pastaj Kancelar i kryeipeshkvit dhe sekretar i Imzot Vinçenc Prennushit.

U arrestua në Durrës më 18 maj 1947, një ditë përpara Imzot Vinçenc Prennushit (19.05.1947) dhe po aty u burgos. U gjykua në Durrës më 29 gusht tё vitit 1947 dhe u dënua me vdekje më 24 dhjetor tё vitit 1947. Pa bërë një vit të plotë burg, u pushkatua pranë Porto Romanos, në Durrës, më 09.03.1948. U shpall i Lum nё Shkodёr mё 5 nёntor 2016, sё bashku me 37 martirё tjerё, tё Kishёs katolike nё Shqipёri, tё kohёs sё diktaturёs komuniste nё vend.

09 mars 2021, 11:53