Cola dell'Amatrice Cristo benedicente,  Ascoli Piceno, Pinacoteca Civica Cola dell'Amatrice Cristo benedicente, Ascoli Piceno, Pinacoteca Civica 

Më 3 mars kalendari rkujton shën Marinin e Cezaresë e shën Asterin, martirë

Marini jetoi në shekullin e III nën perandorin romak Licinius Gallienus (218-268 p.K.). Eusebius thotë se "... kur paqja ishte në fuqi për të gjitha Kishat ..." Marino, një oficer fisnik i ushtrisë perandorake, duhej të ishte emëruar centurion. I akuzuar si i krishterë nga një koleg i tij që dëshironte atë vend tё lartё dhe çuar para gjykatësit, kishte tre orë për të reflektuar e vendosur, e Marini e dëshnmoi fenë në Krishtin, për këtë u martirizua.

R.SH. - Vatikan

Më 3 mars kalendari përkujton shën Marinin e Cezaresë e shën Asterin, martirë.

“Marin” do të thotë “njeri i detit” e, në kalendarin kishtar, gjejmë 14 shenjtorë, të cilët në mënyra nga më të ndryshmet, e bënë të njohur këtë emër: disa duke u martirizuar për dashuri të Krishtit, të tjerë me një jetë rregulltare shembullore.

Nga të 14-tët sot po kujtojmë dy, duke filluar nga Shën Marini i Riminit, eremit që jetoi në shekullin IV. Pajtori i Riminit, që festohet me 3 shtator, qe gurgdhendës i krishterë, i ardhur në Ariminun (sot Rimini) së bashku me shokun e udhës, Leonin (nga i cili vjen emri Rocca), për të punuar në port, në kohën e perandorit Dioklecian. Konsiderohet si themelues i shtetit të vogël të San Marinos, të cilit i dha edhe emrin.

Ndërsa Shën Marini, që përkujtohet sot, është më popullori. Historinë e martirizimit të tij na e tregon historiani, Shën Euzebi i Cezaresë. “Asokohe të gjitha kishat gëzonin paqe”...me këto fjalë e fillon Euzebi rrëfimin mbi martirizimin e shën Marinit, oficer i ri i ushtrisë perandorake, në Cezare të Palestinës. Në sajë të aftësive të tij, Marini u emërua në postin e lartë të centurionit, të cilin e lakmonin edhe shumë të tjerë.

E paditën, prandaj, si të krishterë, sepse nuk kishte pranuar të flijonte në nder të perandorit. Kur u pyet para gjykatës, ai pohoi, pa iu dridhur zëri: “Po, jam i krishterë!”. Gjykatësi i dha tri orë kohë për t’u menduar. Si doli nga gjykata, Marini takoi ipeshkvin Teotekno, i cili e mori për dore dhe e çoi në Kishë, ku i tregoi me gisht shpatën që i varej në ijë, dhe Ungjillin në elter. Ai zgjodhi pa ngurrim Ungjillin. E ipeshkvi i tha: “Të jesh pra i Zotit, me Zotin, i fortë në hir. Vijo rrugën që zgjodhe e shko në paqe!”. E ai shkoi. Tri orët kishin kaluar. I ulur rishtas në bankën e të akuzuarit, ripohoi edhe më me bindje e zjarr fenë e tij në Krishtin. E ata nuk pritën gjatë, por e mbytën Marinin aty për aty.

Në martirizimin e oficerit të ri ishte i pranishëm senatori Asteri, i cili me një guxim të pashoq, e mori mbi shpatulla trupin e gjakosur të martirit, për ta varrosur me nderim, duke e ditur mirë se ç’rrezik e priste. Pësoi edhe ai të njëjtin fat. Prandaj edhe përkujtohet sot, në të njëjtën ditë me shën Marinin, martir!.

03 mars 2021, 09:44