Ipeshkvijtë e Kishёs Katolike nё Shqipёri kanё zgjedhur kryesinë e re tё KISH-it

Ipeshkvijtë e Kishёs Katolike tё Shqipёrisё, nё Asamblenë e tyre mbajtur sot nё Tiranё, kanë zgjedhur Kryesinë e re të KISH-it. Kёshtu, President i ri i e Konferencës Episkopale tё Kishёs Katolike tё Shqipёrisё ёshtё zgjedhur Imzot Angelo Massafra, Zëvendës-President Imzot Giovanni Peragine dhe Sekretar i Përgjithshëm Imzot Gjergj Meta. Kёshtu njofton nga Tirana zëdhënësi i KISH-it dom Mark Shtjefnit.

R.SH. - Vatikan

Anёtarёt e Konferencës Episkopale tё Kishёs Katolike tё Shqipёrisё, nё Asamblenë e LX tё rregullt, mbajtur sot mё 4 shkurt nё Tiranё, në mbarimin e mandatit të Kryesisë së deritanishme tё Konferencës, pas votimeve tё sotme, ka zgjedhur Kryesinë e re të KISH-it, pёr njё mandat tre vjeçar. Kёshtu, President i ri i  Konferencës Episkopale tё Kishёs Katolike nё Shqipёri ёshtё zgjedhur Imzot Angelo Massafra, Zëvendës-President Imzot Giovanni Peragine dhe Sekretar i Përgjithshëm Imzot Gjergj Meta. Punimet e peshkvinjëve të Shqipërisë u paraprinё nga bashkёkremtimi i Meshёs kryesuar nga Nunci ri Apostolik nё Tiranё, Imzot Luigi Bonazzi.  Kёshtu njoftoi sot nga Tirana zëdhënësi i KISH-it dom Mark Shtjefni.

Nё vijim deklarata e zëdhënësit tё KISH-it dom Mark Shtjefnit

Në asamblenë e LX rregullt të Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, në mbarimin e Mandatit trevjeçar të Konferencës së mëparshme, dhe duke zbatuar statuset e saja, është bërë votimi i ri i Presidencës së KISH-it

Nga këto votime, u zgjodhën:

President Sh. T. Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Arqidioqezës Shkodër – Put

Zëvendës President: Sh. T. Imzot Giovanni Peragine, ipeshkëv i Administraturës Apostolike të Jugut

Sekretar i Përgjithshëm: Sh. T. Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit.

Tiranë, 04/02/2021   Zyra Shtypit e KISH

04 shkurt 2021, 12:32