Vescovi Albania nella riunione Vescovi Albania nella riunione 

Ipeshkvijtë e Shqipërisë: Shёn Jozefi na ndihmoftë tё përballojmë Covid-19

Ipeshkёvijntё e Shqipërisë, nё fillim tё Kreshmёve, nё kёtё kohё pandemie u shkruajnë besimtarёve, klerit e rregulltareve, duke i ftuar tё reflektojmё mbi dhuratën e jetёs, që Hyji na beson dhe mbi përgjegjësisë që secili ka pёr t’u kujdesur pёr tё afrmin, sipas shembullit tё shën Jozefit, Pajtorit tё Kishës Universale, të cilit Papa ka dashur t’i kushtojë një vit të tërë, duke filluar nga 8 dhjetori 2020”, shkruajnё ipeshkvijntё e Shqipёrisё.

R.SH. - Vatikan

Ipeshkёvijntё e Kishёs katolike tё Shqipërisë, nё fillim tё kohёs sё Kreshmёve, u shkruajnë besimtarёve, meshtarёve, rregulltarёve e rregulltareve duke rekomanduar kremtimin e Vitit Jubilar tё Shёn Jozefit, shpallur nga Papa Françesku.

Gjatё “Kohёs sё shenjtë e Kreshmës, kemi një rast më shumë për të reflektuar rreth dhuratës së jetës, ashtu sikurse edhe rreth përgjegjësisë që secili nga ne është i thirrur të mbajë, të forcuar edhe nga shembulli i shën Jozefit, Pajtor i Kishës Universale, të cilit Ati i Shenjtë Bergoglio ka dashur t’i kushtojë një vit të tërë, duke filluar nga 8 dhjetori 2020”, shkruajnё ipeshkvijntё e Shqipёrisё.

Prelatёt u shprehin afёrsinё tё gjithёve atyre gjatё kёsaj periudhe tё koronavisurit kanë pasur "probleme në rrafshin shëndetësor, shoqëror dhe ekonomik, pa harruar edhe shumë viktimat”, u shprehin mirënjohjen personelit mjekësor/shëndetësor për përkushtimin në kurimin e të infektuarve dhe në lehtësimin e vuajtjes së atyre që janë në rrezik për jetën.

Para kësaj situata, nuk duhet të harrojmë që “jeta është në duart e Hyjit, prandaj ju ftojmë që të shmangim çdolloj forme fatalizmi të verbër, e ta mbrojmë jeten, kjo është një përgjegjësi që Hyji na beson”.  Në vijim Letra e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, dërguar më 9 shkurt 2021  meshtarëve, rregulltarëve e rregulltareve dhe  besimtarëve të bashkësive famullitare.

Prot. 04/2021

Tiranë 09/02/2021

Shumë të dashur meshtarë, rregulltarë e rregulltare,

Ardhtë te secili prej jush përshëndetja plot dashuri nga ana jonë, ipeshvinjtë tuaj, që në datat 4 dhe 5 shkurt 2021 jemi mbledhur në Asamble Plenare e nëpërmjet jush kjo përshëndetje t’u shkojë edhe besimtarëve të bashkësive tuaja famullitare.

Ju shprehim tërë afërsinë tonë në këtë kohë kaq të vështirë për shkak të pandemisë së Covid -19 e cila prej një viti tashmë është përhapur në të gjithë botën e që, përveçse ka krijuar probleme në rrafshin shëndetësor, shoqëror dhe ekonomik, po lë nga pas edhe shumë viktima. Ndërkohë mendimi ynë nuk mund të mos jetë para së gjithash me ata njerëz që kanë humbur jetën për shkak të kësaj pandemie dhe me ata që kanë pësuar humbjen e njerëzve të tyre të dashur.

Po ashtu duam të kujtojmë edhe ata që në këto kohë po përjetojnë dramën e sëmundjes në shtëpitë e tyre apo në qendrat e kujdesit shëndetësor, duke sprovuar frikën për jetën e tyre. Edhe disa prej nesh: ipeshkvij, meshtarë, të kushtuar dhe shumë besimtarëve, kanë përjetuar këtë përvojë të hidhur e falë Hyjit janë shëruar. Përveçse të falënderojmë Hyjin, duhet t’i jemi mirënjohës edhe personelit mjekësor/shëndetësor për përkushtimin në kurimin e të infektuarve dhe në lehtësimin e vuajtjes së atyre që janë në rrezik për jetën.

Të fortë nga kjo përvojë, ndërsa kujtohemi që jeta jonë është në duart e Hyjit, duam edhe t’ju ftojmë që të shmangim çdolloj forme fatalizmi të verbër, përkundrazi duhet të mendojmë se jetën, duke qenë ajo një dhuratë, e kemi për detyrë ta mbrojmë, pasi kjo është një përgjegjësi që Hyji na ka besuar.

Ati i Shenjtë Françesku na e kujton vazhdimisht këtë përgjegjësi. E tani që po afrohet Koha e shenjtë e Kreshmës, kemi një rast më shumë për t’u ndalur e për të reflektuar rreth dhuratës së jetës, ashtu sikurse edhe rreth përgjegjësisë që secili nga ne është i thirrur të mbajë, të forcuar edhe nga shembulli i shën Jozefit, Pajtor i Kishës Universale, të cilit Ati i Shenjtë ka dashur t’i kushtojë një vit të tërë, duke filluar nga 8 dhjetori 2020.

Ta ushqejmë këtë devocion ndaj Shën Jozefit me të njëjtën dashuri që pati Jezusi ndaj tij. Për këtë na ndihmojnë Letra Apostolike “Patris Corde”, Dekreti për indulgjencat që mund të fitohen përgjatë këtij viti jubilar dhe lutja e shën Jozefit e Papa Leonit XIII që po jua bashkëngjisim me këtë letër tonën. Shumë shpejt do të jetë e gatshme edhe një figure me këtë lutje dhe një tjetër që mund ta shpërndani nëpër familje kur të shkoni për bekim.

Ju ftojmë të solemnizojmë festën e Shën Jozefit me datë 19 mars dhe me 1 maj 2021: ta njohim e ta bëjmë të njihet figurën e madhe të shën Jozefit, duke përdorur edhe Letrën Apostolike.

Shumë të dashur meshtarë, rregulltarë dhe rregulltare, t’i lutemi shën Jozefit e “të shfrytëzojmë” vitin kushtuar Atij për një hov të ri të brendshëm dhe një përtëritje të jetës shpirtërore, qoftë në nivel personal e qoftë në bashkësitë tona famullitare e rregulltare, duke medituar e duke brendësuar vlerat e jetuara nga Shën Jozefi, aq mirë të përshkruara nga Letra “Patris corde”, si “njeri i fesë”, “atë” që kujdeset për Jezusin dhe Marinë (atësia e tij të nxisë atësinë dhe amësinë tonë shpirtërore si meshtarë, rregulltarë e rregulltare), “edukues”, duke menduar në mënyrë të përtërirë rolin e “familjes së krishterë” në shoqërinë tonë.

Dashtë Zoti që kjo përtëritje, që do të na shohë të gjithëve të angazhuar fuqishëm, të sjellë me vete një rizgjim të thirrjeve në jetën meshtarake, rregulltare dhe misionare.

Shën Pali VI e kishte për zemër të përsëriste: “Njeriu bashkohor dëgjon me më shumë dëshirë dëshmitarët se sa mësuesit ose nëse i dëgjon mësuesit kjo ndodh sepse ata janë edhe dëshmitarë” (Evangelii Nuntiandi, 41). Benedikti XVI, Papa “Emerito” një herë i ka bërë këto pyetje meshtarëve: “Shumë të dashur meshtarë, të rinjtë, duke ju shikuar juve dhe jetën tuaj, a ndjehen të tërhequr nga ideali meshtarak dhe misionar? A ia bëjnë vetes pyetjen: do të doja të isha edhe unë si ai meshtar?”.

Shumë të dashur meshtarë, rregulltarë e rregulltare: t’ia kërkojmë këtë hir Shën Jozefit e të pyesim veten tonë: “me jetën tonë a jemi një shtytje-propozim thirrjeje për adoleshentët dhe të rinjtë?”.

T’ia kushtojmë çdo të mërkurë shën Jozefit. Kurdo të jetë e mundur të kremtohet Mesha e shenjtë votive e pas lutjes së përditshme të Rruzares, të shtohet lutja e Papës Leoni XIII, duke shpjeguar edhe se si e kur mund të fitojmë Indulgjencën plenare. E së fundmi sa bukur do të ishte sikur të porosisnim prindërit që po përgatiten për pagëzimin e fëmijëve përgjatë këtij viti që t’iu vendosin atyre emrin e Shën Jozefit!

Në fund në këtë kohë shumë të vështirë për tërë Kishën Katolike, le të lusim, pa u lodhur, Shën Jozefin, Pajtori i Kishës Universale, duke i kërkuar “Mbrojtjen e Tij” si na ka mësuar të lutemi Papa Leoni XIII.

Të sigurtë që kjo letër e jona do të gjejë një pritje dashamirëse nga ana juaj, ju përshëndesim me dashuri, të gjithë ju bekojmë dhe ju urojmë një Kreshme të shenjtë e të mbarë.

Ipeshkvinjtë tuaj

18 shkurt 2021, 14:38