Dyzet ditët e Kreshmёve dhuratë e çmuar

Dyzet ditë Kreshmёsh/ Dyzet ditë para nesh, o Jezus:/ janë dhuratë e çmuar/ për jetën tonë shpirtërore,/ një mundësi për të pёrjetuar/ pranverën e re tё Shpirtit./ Dyzet ditë rast i volitshëm/ për të gjetur sërish marrëdhënien autentike me ty, o Jezus.

R.SH. - Vatikan

Dyzet ditë tё Kreshmёve

Dyzet ditë para nesh, o Jezus:

janë dhuratë e çmuar

për jetën tonë shpirtërore,

një mundësi për të pёrjetuar

pranverën e re tё Shpirtit.

 

Dyzet ditë janë rast i volitshëm

për të gjetur sërish marrëdhënien autentike me ty, o Jezus:

për t’i hequr maskat

që kemi vendosur në fytyrën tonë,

për të dëgjuar Fjalën e jetës,

pёr t’u ndalur te këmbët tua

duke e lënë Fjalёn Tёnde të arrijë

nё thellësinë e shpirtit tonë.

 

Dyzet ditë për tё rrënuar

çdo mur që na ndan

nga vëllezërit tanë

pёr t’u liruar nga pasiguritё e dyshimet

që na bllokojnë kur provojmë tё ofrojmё

një gjest dashurie e solidariteti,

një fjalë ngushëllimi e dhembshurie.

 

Dyzet ditë janë rast për të rizbuluar

një ekuilibër tё ri në jetën tonë,

pёr tё hequr qafe shumë gjёra pa vlerё

që rëndojnё dhe pengojnё ecjen,

qё nuk na lejojnё të ndjejmё urinë e bukës

qё ushqen shpirtin dhe shuan etjen e thellë të jetës.

 

Dyzet ditë janë rast për tё ndarë bashkё

lutjen e vazhdueshme,

vëllazërimin e ripërtërirë,

Fjalën e gjallë dhe efikase.

 

Dyzet ditë janë rast për të ndryshuar zemrёn

dhe kёshtu tё mund tё kremtojmё Pashkën tënde, o Jezus!

 

17 shkurt 2021, 13:08