Vatican News
Papa Gjon Pali II gjatë vizitës  në sinagogën e Romës Papa Gjon Pali II gjatë vizitës në sinagogën e Romës 

Dita e dialogut me hebrenjtë: “Jemi shpirtërisht semitë”

Me rastin e Ditës kushtuar dialogut ndërmjet katolikëve dhe hebrenjve, që në Itali kremtohet nesër, 17 janar, ipeshkvi Preafico i Komisionit për ekumenizmin dhe dialogun, fton të thellohet njohja e hebraizmit, për të luftuar rrezikun e rikthimit tek antisemitizmi.

R. SH. - Vatikan

Sipas vëzhguesit të Qendrës së Dokumentimit Hebraik bashkëkohor,  aktet e  antisemitizmit kryer në Itali gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, janë 79, me prirje për t’u thelluar akoma më shumë, në krahasim me dyvjeçarin e mëparshëm. “Duhet ta pyesim veten sa janë përvetësuar mësimet e Koncilit në bashkësitë tona”, nënvizon imzot Ambrogio Preafico, kryetar i Komisionit ipeshkvnor italian për ekumenizmin dhe dialogun, në Materialin ndihmës të paraqitjes së Ditës XXXII për thellimin e dialogut ndërmjet katolikëve dhe hebrenjve, që do të kremtohet nesër. “Ky proces mirëkuptimi e dialogu - nënvizon ipeshkvi i Frosinone-Veroli-Ferentino - ka akoma nevojë të përvetësohet e të bëhet kulturë, domethënë, mënyrë e të menduarit,  të folurit e të shkruarit, me një fjalë, mënyrë të jetuarit”.

“Mendoj - kujton imzot Ambrogio Preafico - se vitet e fundit janë bërë shumë hapa përpara në dialog. Përveçse me Bashkësinë hebraike italiane, me rabinët Toaff e Di Segni, janë krijuar marrëdhënie shumë të bukura edhe me kryerabinët e tjerë, e jo vetëm me ata evropianë, por edhe me rabinët amerikanë e, posaçërisht, me rabinët e Izraelit. E kjo na ndihmon ta kuptojmë më  mirë njëri-tjetrin. Besoj se edhe ata e kanë kuptuar më mirë punën, që po bën Kisha katolike për t’i thelluar marrëdhëniet me hebraizmin, domethënë me rrënjët e fesë sonë, që janë pikërisht rrënjë hebraike!”.

16 janar 2021, 16:38