Kërko

Vatican News
La Croce nelle dolomiti La Croce nelle dolomiti  

Me 29 janar,kalendari kujton Shën Kostancin, ipeshkëv e martir

Shën Kostanci, martir, u arrestua dhe u hoq zvarrë para konsullit Luçio gjatë persekutimit të Antoninit.

R.SH. - Vatikan

Me 29 janar, kalendari kishtar përkujton Shën Kostancin, martir e ipeshkëv i Perugjës. Martiriologu Jeronimian e kujton më 29 janar. Sipas gojëdhënës, nga e cila kemi katër variante, Kostanci u arrestua dhe u hoq zvarrë para konsullit Luçio gjatë persekutimit të Antoninit.

Pasi u rrah mizorisht me kamxhik, u mbyll së bashku me disa shokë në një furrë të madhe të ndezur, prej nga doli mrekullisht i paprekur. U flak rishtas në burg, ku me sjelljen e tij shembullore, ia doli t’i kthejë në fenë e Krishtit rojet, që e ndihmuan të ikte. 

U strehua në shtëpinë e një farë Anastasi, edhe ky i krishterë, por u arrestua përsëri. U martirizua pranë Kishës së Trivios, në zonën e Folinjos, ku shërbente. Kisha u shemb rreth vitit 1527, po fusha ku derdhi gjakun për Krishtin vijon t’ia ruajë emrin. Quhet edhe sot e kësaj dite ‘Fusha e Shën Kostancit’. Pas martirizimit, reliket e shenjtit u mbartën në Perugja e u varrosën në vendin mbi të cilën më pas u ngrit katedralja e qytetit italian.

29 janar 2021, 09:35