Kërko

Covid: Natale 2020, Re Magi con mascherina Covid: Natale 2020, Re Magi con mascherina 

Shenjtorët e Javës 20-27 dhjetor

E diel 20 dhjetor, Kisha katolike kremton të Dielën e 4-të e tё fundit të Kohës së Ardhjes. Po mё 20 dhjetor kalendari kishtar përkujton edhe Shën Filogonin, ipeshkëv. Nis, kështu, një nga javët më gazmore e vitit, që i afrohet fundit plot vezullime, premtime e shpresa. Zoti vjen rishtas mes nesh, për të na rinuar ne e botën!

R.SH. - Vatikan

E diel 20 dhjetor, Kisha katolike kremton të Dielën e 4-të e tё fundit të Kohës së Ardhjes. Po mё 20 dhjetor kalendari kishtar përkujton edhe Shën Filogonin, ipeshkëv. Nis, kështu, një nga javët më gazmore e vitit, që i afrohet fundit plot vezullime, premtime e shpresa. Zoti vjen rishtas mes nesh, për të na rinuar ne e botën!

Të hënës me 21 dhjetor, kalendari kishtar pёrkujton Shën Pjetër Kanizin, meshtar jezuit e dijetar i Kishës dhe shën Mikenë profet. Liturgjia e ditёs na vë simbolikisht për udhë pas Virgjërës Mari e cila, pasi ia ka hapur zemrën Shpirtit Shenjt, niset për t’i shërbyer Elizabetës, kushërirës që ka nevojë për ndihmë. Është festa e 

Të martën me 22 dhjetor, kalendari kishtar pёrkujtonShën Françeskёn Kabrini, virgjër, themeluese e Misionarëve të Zemrës së Krishtit. Liturgjia e ditёs na kujton se Ana e Maria, plot mirënjohje për dhuratën e jetës, ia besojnë gjithë vetveten Zotit me thjeshtësi e përvujtëri.

Të mërkurën me 23 dhjetor, kalendari kishtar pёrkujton shën Gjonin e Ketit. Liturgjia e ditёs na kujton se në rrjedhë shekujsh nuk kanë munguar kurrë lajmëtarët e Zotit, që na ndihmojnë ta njohim më thellë e ta jetojmë më përkushtueshëm fenë tonë. E dita e sotme na kujton edhe se, pas shtegtimit liturgjik njëvjeçar, jemi shumë pranë cakut: “Ta ngremë kokën lart, shpëtimi ynë është fare pranë!”.
 
Të enjten me 24 dhjetor  bie Nata e Madhe e Krishtlindjes, që na siguron se Zoti është besnik përgjithmonë. Në këtë ditë, kur kalendari kishtar përkujton edhe festën Shenjtoret Tarsila e Irma, ridëgjojmë profecitë mesianike për Jezusin e falënderojmë Zotin, që vjen përsëri mes nesh.

Të premten më 25 dhjetor, do të kremtojmë Lindjen e Zotit tonë Jezu KrishtitËshtë Dita e Madhe e Krishtlindjes, kur gjithçka nis përtëritjen; errësira bëhet dritë e Engjëjt mbi Shpellën e Betlehemit këndojnë: “Lumni Zotit në qiej të larta e paqe në tokë njerëzve, që ai i do!”, ndërsa besimtarët rijetojnë mrekullinë e Betlehemit në Meshët e Mesnatës e të Ditës së Lindjes së Shelbuesit të botës, Jezu Krishtit Zot.

Të shtunën me 26 dhjetor kalendari kishtar përkujton Shën Shtjefnin, martir i parë i krishterimit.

Të dielën e ardhshme, me 27 dhjetor, Kisha do tё kremtojё solemnitetin e Familjes Shenjte – që në traditë njihet si ‘Konaku Shenjt’ .
Kujtojmë se Viti 2020 numëron ditët e fundit. Duke biseduar me ju, të dashur dëgjues, ndërmjet dy festave të mëdha të fundvitit, nuk mund të mos e mbyllim këtë faqe të parafundit të Kalendarit 2019, me urimin: “Për shumë vjet Krishtlindjen e Gëzuar Vitin e Ri!”.

20 dhjetor 2020, 09:16