III Domenica di Avvento 'B' III Domenica di Avvento 'B' 

Shenjtorët e javës 13 – 20 dhjetor

Ungjilli i kësaj së diele marr nga Shën Gjoni, na paraqet figurën e Gjon Pagëzuesit si shembull e mësues që na udhëheq në zbulimin dhe pranimin e Dritës së Zotit që po vjen në errësirën tonë e përditshme, për të ndriçuar udhën tonë drejt shpëtimit.

R.SH. - Vatikan

E diel 13 dhjetor, Kisha katolike kremton tё Dielёn e Tretё tё kohёs sё Ardhjes, e po mё 13 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Luçinë së Sirakuzës, virgjër e martire (shqipëruar Drita) e shën Aristonin, martir i Portos. E diela e tretë e Ardhjes quhet edhe e diela e gëzimit, sepse jemi afër së kremtes së Lindjes së Jezu Krishtit Zot. Këndej tema e leximeve biblike është gëzimi e galdimi, që për ne, burim i gëzimit, është Jezusi, që vjen rishtar ndërmjet nesh, për të banuar ndër ne e për të na dhënë dashurinë e Tij.

Të hёnën më 14 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin e Kryqit, meshtar e doktor i Kishës, karmelitan i zbathur. Liturgia e ditës na kujton se në rrjedhë shekujsh Zoti i është dëftuar njerëzve shumë herë e në shumë mënyra, por ata e patën të vështirë ta pranojnë. Shën Gjon Pagëzuesi nuk i bindte, sepse tepër i ashpër, ndërsa Jezusi, pse tepër i butë.

Të martën më 15 dhjetor, kalendari përkujton shën Valerianin, ipeshkëv në Afrikë e martir. Liturgjia e ditës na nxit të meditojmë mbi rëndësinë e mesazhit të Shën Gjon Pagëzuesit, krahasuar nga Krishti me Elinë. E kjo, sepse Shën Gjon Pagezuesi na fton të pendohemi e të kthehemi plotësisht në rrugën e Zotit.

Të mërkurën më 16 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Davidin mbret e profet dhe shën Adelajdën perandoreshë. Liturgjia e ditës na kujton se mbarë kufijtë e tokës do të shohin shëlbimin që vjen nga Zoti.

Të enjten më 17 dhjetor, kalendari përkujton shën Danielin profet; shenjtorët Anania, Azaria e Mizaeli; shën Gjonin e Matës, meshtar, themelues i Trinitarëve dhe shën Gjaçintin Kormié, meshtar dominikan. Liturgjia e ditës flet për Danielin me profecinë e tij për ardhjen e një mbretërie të re, krejtësisht të ndryshme nga të tjerat, foli për atë mbretëri që u jepet të zgjedhurve të Hyjit.

Të premten mё 18 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Malakinë profet dhe i shën Gacianin ipeshkëv i Tur. Liturgjia e ditës na fton të kundrojmë Engjëllin e Tënzot i cili nuk ia kumton lindjen e Mesisë vetëm Marisë, por edhe Jozefit, duke e ftuar të mos kishte frikë, por t’i besonte plotësisht planeve misterioze të Hyjit.

Tё shtunёn mё 19 dhjetor, kalendari kishtar përkujton Papët Shenjtër Urbanit dhe Anastasit. Liturgjia e ditës na kujton se pritja e Zotit, ashtu si ardhja e tij, janë çështje feje, e në se ne kemi fe, Hyji, me dhuratën e shërimit, do të na bëjë jo vetëm të ecim, por edhe të vrapojmë; jo vetëm të flasim, por edhe të bërtasim, kur është nevoja.

Tё dielën e ardhshme më 20 dhjetor, Kisha katolike e ritit latin romak, do të kremtojë të dielën e 4-të të kohës liturgjike të Ardhjes, e po më 20 dhjetor, kalendari pёrkujton shёn Fologonin, ipeshkёv. Liturgjia e ditës na kujton se Pritja e Zotit, ashtu si ardhja e tij, janë çështje feje, e në se ne kemi fe, Hyji, me dhuratën e shërimit, do të na bëjë jo vetëm të ecim, por edhe të vrapojmë; jo vetëm të flasim, por edhe të bërtasim, kur është nevoja.

13 dhjetor 2020, 08:44