Kërko

Papa Françesku gjatë vizitës në Loreto Papa Françesku gjatë vizitës në Loreto 

Festë mariane në Loreto. Imzot Dal Cin: Maria jeton me ne në këtë kohë pandemie

Jubileu lauretan ritmon këto ditë me Festat mariane, që nisën me solemnitetin e Zojës së Papërlyer e u shoqëruan edhe me Mbrëmësoren e Ardhjes e me solemnitetin e së Lumes Mari. Me ne, imzot Fabio Dal Cin, kryeipeshkëv-prelat i Loretos, kujton: “Maria është me ne në këtë provë, që prek dhimbshëm mbarë njerëzimin”.

R. SH. - Vatikan

Shtëpia e Shenjtë e Loretos, sipas traditës, është pjesë e banesës së Virgjërës,  që përbëhej nga një shpellë e gërryer në shkëmb e nga një dhomë. Kjo e fundit, sipas traditës, u  mbart, “përmes një misteri engjëllor” nga Nazarethi, për të arritur, më 10 dhjetor 1294 mbi kodrën lauretane. Natën ndërmjet 9 e 10 dhjetorit, me Mbrëmësoren  e Ardhjes, rikujtohet pikërisht kjo ngjarje e madhe. Çdo vit në Sheshin qendror, ku ngrihet Bazilika e Shtëpisë së Shenjtë të Loretos, ndizet një flakadan. Besimtarët  mblidhen rreth zjarrit e i luten Zojës t’i mbrojë e t’i shpëtojë nga çdo e papritur.

Mbrëmësorja e Ardhjes dhe Jubileu lauretan

Sivjet, për shkak të emergjencës humanitare, nuk qe e mundur të ndizet flakadani tradicional. Besimtarët e devoçëm ishin të ftuar që, me rastin e Mbrëmësores,  në orën 20.00 të ndiznin një dritë a një qiri në prag të dritareve. Gjest i thjeshtë,  që shndriti edhe Jubileun Lauretan, i cili filloi zyrtarisht me hapjen e Portës Shenjte  më 8 dhjetor 2019. I nisur  me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Zojës së Loretos Pajtore e gjithë aeronautëve, u shty nga Papa edhe për 12 muaj të tjerë, deri më 10 dhjetor 2021.

Triditshja lauretane

Programi i Festave mariane, i hapur me kremtimet për Solemnitetin e Zojës së Papërlyer, u shoqërua me Mbrëmësoren e Ardhjes, me Rruzaren e me daljen  e figures  së Zojës në tremen e Bazilikës për lutjen dhe bekimin. Sot, 10 dhjetor, ditë në të cilën kremtohet festa liturgjike e Zojës së Loretos në kujtim të datës kur arriti Shtëpia e Shenjtë e Nazaretit, në orën 10.00 u mbajt kremtimi solemn eukaristik.

09 dhjetor 2020, 14:33