Shtegtimi Apostolik i Papës në Korenë e Jugut Shtegtimi Apostolik i Papës në Korenë e Jugut 

Feja në Korenë e Jugut: kremtimet e Jubileut

Nisën kremtimet për 200-vjetorin e lindjes së Shën Andreut Kim Tae-gon, prifti i parë katolik në Korenë e Jugut, që i përfundoi ditët e jetës me martirizim, në vitin 1846. Ky jubile në Gadishullin korean ka vlerë të posaçme për Kishën e, posaçërisht, për të rinjtë.

R. SH. - Vatikan

Nën kujdesin e Unesco-s, të diel, më 29 nëntor, u hapën kremtimet e Jubileut  të shpallur nga Kisha e Koresë së Jugut me rastin e dyqindvjetorit të lindjes së Shën Andreut Kim Tae-gon (1821-1846), prifti i parë katolik korean, që i përfundoi ditët e jetës mbi këtë tokë me kokë të prerë, më 16 shtator 1846, gjatë valës së persekutimit,  që shpërtheu egërsisht në kohën e dinastisë Joseon.

Shën Andreu është  njëri nga 103 martirët koreanë, që u shpallën shenjtorë më 6 maj 1984 nga Shën Gjon Pali II. Prijës e simbol, me një jetë të jetuar me frymën e dashurisë së krishterë dhe të vëllazërimit, Shën Andreu e frymëzon këtë vit hiri, që do të përfundojë më 27 nëntor 2021, dita e fundit e kalendarit liturgjik.

06 dhjetor 2020, 13:31