Don Gjovalin Simoni: ta presim Krishtlindjen me thjeshtësi
Në famullinë e Të Shëlbuemit, në Dajç të Bregut të Bunës, kremtohet Nëntëditëshi i Krishtlindjes, që tashmë, po i afrohet dalëngadalë festës së lindjes së Shëlbuesit të botës
R.SH. - Vatikan
Një Krishtlindje të zhveshur nga materializmi: këtë kërkesë të Papës Françesku e bën të vetën dhe ua këshillon edhe besimtarëve shqiptarë, don Gjovalin Simoni, famullitar në kishën e Të Shëlbuemit, në Dajç të Bregut të Bunës. Si kudo në kryedioqezën metropolite të Shkodër-Pultit, edhe në këtë famulli kremtohet Nëntëditëshi i Krishtlindjes, që tashmë, po i afrohet dalëngadalë festës së lindjes së Shëlbuesit të botës. Të dëgjojmë Gjovalin Simonin....
18 dhjetor 2020, 14:43