TOPSHOT-CROATIA-HEALTH-VIRUS-CHRISTMAS TOPSHOT-CROATIA-HEALTH-VIRUS-CHRISTMAS 

24 mendime për Kohën e Ardhjes: dita e VI e Kohës së Ardhjes!

Është Dita e gjashtë e Kohës së Ardhjes 2020. Ditët vrapojnë të zhytyra në errësirë, në ankth, në frikë. Por gjithnjë në kërkim të Dritës. Drejt saj vrapojnë në shekuj fiset. Rrajnë popujt! Me bindjen e plotë se do të vijë për t’i shpëtuar.

 R.SH. - Vatikan

“Në të sosur të ditëve 

mali i tempullit të Zotit

do të lartohet përmbi majat e maleve 

e do të jetë më i lartë se kodrat.

Drejt tij do të rrâjnë të gjitha fiset,

do të vijnë shumë popuj e do të thonë:

‘Ejani e t’i ngjitemi

malit të Zotit,

kah tempulli i Hyjit  të Jakobit,

që të na dëftojë rrugët e veta

e të ecim duke rrahur rrugët e tija’”.

(Nga Libri i Izaisë Profet, 2, 1-4)

“Ejani e t’i ngjitemi malit të Zotit! Ta shndërrojmë jetën në ylber - nësa ecim drejt amshimit. T’i marrim ngjyrat më të bukura e të pikturojmë me ta një botë të re, të vërtetë, duke e zhdukur nga skajet e skutat e zemrave tona  ngjyrën e  zezë të mortit, që vijon të derdhë pa kursim pandemia mbi fytyrën e njerëzimit...

E këtë botë mund ta krijojnë vetëm ata që e kanë shpirtin e shqetë, që pranojnë se janë  të varfër e të papërkryer, që  presin ardhjen e Dikujt… Atij, që është shumë më i madh se vetvetja jonë e varfër, që është shpëtim e Shpëtimtar.

Shpirti ynë pret Zotin. Atë që vjen në një botë të vjetër, për të  rilidhur Besën e re me njeriun:

“Besë të re vjen t’ lidhë t’amshuar,

Ta shpëtojë atë pré të pushtuar

Atë, që ferri e mbante në thonj!

Ja pse lind një Foshnjë e njomë,

pse një Djalë na vjen nga qielli,

kur qerpiku i veton

përmbi botë shkëlqen prap Dielli!”

04 dhjetor 2020, 10:32