Vetrate Chiesa Vetrate Chiesa 

Shenjtorët javës 1 - 8 nëntor

Në shenjtorët shohim fitoren e dashurisë mbi egoizmin e mbi vdekjen: shohim faktin që të ndjekësh Krishtin të çon në jetë, në jetën e amshuar, e të shkosh pas Krishtit i jep kuptim të sotmes dhe çdo çasti që kalon, sepse e përmbush me dashuri e shpresë. Më 5 nëntor, kalendari përkujton festёn e Tё Lumёve Martirë Imzot Vinçenc Prenushit me 37 shokёt martirё tё Kishёs katolike nё Shqipёri.

R.SH. - Vatikan

E diel 1 nëntor, Kisha katolike kremton festën e Të Gjithë ShenjtorëveLiturgjia e festës na fton që në shenjtorët te shohim fitoren e dashurisë mbi egoizmin e mbi vdekjen: shohim faktin që të ndjekësh Krishtin të çon në jetë, në jetën e amshuar, e të shkosh pas Krishtit i jep kuptim të sotmes dhe çdo çasti që kalon, sepse e përmbush me dashuri e shpresë.

Të hënën më 2 nëntor, bie Përkujtimi i besimtarëve të vdekur – apo siç njihet tek shqiptarët “Dita e të shuemve”Liturgjia e ditës na kujton se njeriu asgjë nuk do të humbasë në historinë, që e ka jetuar duke ecur pas Krishtit: të gjithë jemi të Tijtë e Ai do të na dhurojë jetën e pasosur. Prandaj Jezusi mori natyrën njerëzore: për ta pastruar atë nga mëkatet e për t’i dhuruar amshimin.

Të martën më 3 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Martinin e Porres e shën Silvien, nënë e shën Gregorit të madh. Liturgjia e ditës na kujton se nuk e zgjedhim ne vendin ku do të rrimë në mbretërinë qiellore. Na e zgjedh vetë Hyji Atë. Është Ai, që na ka thirrur, që na jep një vend, një dhuratë. E natyrisht, sa më shumë t’ia besojmë vetveten, aq më e madhe do të jetë dhurata e Tij, të cilën sot për sot nuk jemi në gjendje as ta përfytyrojmë.

Të mërkurën më 4 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Karl Borromeun, kryeipeshkëv i Milanos e kardinal si dhe shenjtorët Vitali e Agrikola, martirë bolonjezë. Liturgjia e festës na kujton se secili nga ne ka nevojë ta gjejë rrugën e vet në jetë: Jezusi na fton të ecim pas tij, si grigja pas bariut, drejt gurrave të jetës. E jo vetëm në këtë botë, por në amshim.

Të enjten më 5 nëntor, kalendari përkujton festёn e Tё Lumёve Martirë  Imzot Vinçenc Prenushit me 37 shokёt martirё tё Kishёs katolike nё Shqipёri; shenjtorët Domninin e Teotinin me shokët martirë. Liturgjia e ditës na kujton se kur duam me të vërtetë, nuk presim kurrfarë shpërblimi. Duam ashtu si na do Zoti, që na shpëtoi e na fton çdo ditë në tryezën e vet, pa kërkuar dhuratë tjetër, veç asaj të dashurisë për Të e për të afërmin.

Të premten më 6 nëntor, kalendari përkujton shën Leonardin vetmitar. Liturgjia e ditës na  sjell lutjen e psalmisit: Jepi, o Zot shërbëtorit tënd një zemër të përvujtë’: ta përsërisim së bashku këtë lutje që na kujton se feja në Krishtin na bën të lirë, e megjithatë shpesh herë vazhdojmë të jemi skllevër të bestytnisë e të egoizmit.

Të shtunën më 7 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën shën Ernestin. Liturgjia  e ditës  na kujton se Zoti e bekon njeriun, që i do e i ndihmon me gjithë zemër vëllezërit, edhe pse i duhet të mbartë çdo ditë mbi supe kryqin e vet. Si mësuesi, ashtu edhe nxënësi. Kryqi është filli i kuq, që përshkon gjithë jetën tonë, bën pjesë në planin që ka Zoti për ne. Psenë e kësaj barre të rëndë që na vë mbi supe, duhet ta zbulojmë me lutje e reflektim.

Të dielën e ardhshme më 8 nëntor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 32-të gjatë vitit kishtare, e po më 8 nëntor, kalendari përkujton shën Gofredin, shën Adeodatin I papë si dhe shenjtorët e Martirët, reliket e të cilëve pushojnë në paqe në Bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan.

01 nëntor 2020, 09:25