Prima domenica di Avvento Prima domenica di Avvento 

Shenjtorët e javës 29 nëntor - 6 dhjetor

Kisha kremton të Dielën I të Kohës së Ardhjes, kalendari më 29 nëntor kujton shën Saturninin, martir e të Lumin Dioniz të Lindjes së Krishtit. Liturgjia e dielës së I të Ardhjes na thërret t’ia përgatisim rrugën Zotit në shpirtin tonë! Për këtë t’i lirojmë zemrat nga gjithçka i rëndon e pengon për të takuar Zotin në jetën tonë e t’i themi: eja o Zot Jezus! T’i lirojmë zemrat nga gjithçka i rëndon.

R.SH. - Vatikan

Të dielën, 29 nëntor, Kisha katolike kremton të Dielën I të Kohës së Ardhjes e po më 29 nëntor, kalendari kishtar përkujton  shën Saturninin, martir e të Lumin Dioniz të Lindjes së Krishtit. Liturgjia e dielës së I të Ardhjes na thërret t’ia përgatisim rrugën Zotit në shpirtin tonë! Për këtë t’i lirojmë zemrat nga gjithçka i rëndon e pengon për të takuar Zotin në jetën tonë e t’i themi: eja o Zot Jezus! T’i lirojmë zemrat nga gjithçka i rëndon.

Të hënën më 30 nëntor, kalendari kishtar përkujton Shën Andreun Apostull, shën Klementin I, Papë e martir e shën Kolumbanin abat.  Sipas ungjilltarëve, Andreu është i pari i thirrur nga Jezusi, së bashku me të vëllain, Simon Pjetrin. E kujtojmë se shën Andreu Apostull është edhe njëri ndër ungjillëzuesit e shqiptarëve, pra njëri prej atyre, që solli Ungjillin në trevat shqiptare. Shenjti na mëson se bashkimi i plotë me Krishtin arrihet vetëm duke ecur në rrugën e kryqit, që përfundon me ringjalljen.

Të martën më 1 dhjetor, kalendari kishtar përkujton  Shën Eligjin, ipeshkëv i Lionit dhe Shën Naumit, profet. Liturgjia e ditёs na kujton se Jezusi vjen për çdo njeri, për çdo popull: të përgatitemi, prandaj, për ta takuar me gëzim.

Të mërkurën më 2 dhjetor, kalendari kishtar përkujton  Shën Bibianen, matronë romake; Shën Pimenin, martir e Shën Silvestrin, papë. Liturgjia e ditёs na kujton thirrjen e Psalmistit: ‘Eja, o Zot, mbret i drejtësisë e i paqes”, do të përkujtohen 

Të enjten më 3 dhjetor, kalendari kishtar përkujton  Shën Françesk Saverin, meshtar jezuit, apostull i Indisë, pajtor i misioneve. Liturgjia e ditёs na kujton se kumtimi ynë i krishterë bëhet i besueshëm, kur e dëshmojmë Krishtin me çdo çast të jetës sonë. Dëshmi, jo fjalë, kërkon nga ne Zoti që vjen!

Të premten më 4 dhjetor, Shën Gjon Damasheni, meshtar e dijetar i Kishës e Shën Barbara, martire. Liturgjia e ditёs na fton që jo vetëm t’i dëgjojmë fjalët e Jezusit, por edhe e sidomos t’i vemë në jetë.

Të shtunën më 5 dhjetor, kalendari kishtar përkujton  Shën Sabën abat. Liturgjia e ditёs na kujton se duhet të jetojmë me bindjen se kushti kryesor për ta përhapur praninë e Zotit në botë, është të besosh me gjithë zemër në Të.

Të dielën e ardhshme më 6 dhjetor Kisha katolike e ritet takin do tё kremtojё të dielën e 2-të kohës së Ardhjes e, po më 6 dhjetor, kalendari kishtar pёrkujton Shën Nikollën e Barit, ipeshkëv i Mirës. Shenjti mrekullibërës na kujton se kur jemi të lodhur e të këputur, si delet pa bari, duhet t’i lutemi Hyjit të na dërgojë prijës të drejtë, të cilët na çojnë drejt Zotit që po vjen!

29 nëntor 2020, 09:28