Vangelo della domenica, Cristo Pantocratore Vangelo della domenica, Cristo Pantocratore 

Shenjtorët e Javës 22-29 nёntor

Në këtë të diele të fundit të vitit liturgjik kishtar, Shën Mateu në pjesën e Ungjillit na paraqet Birin e njeriut, Krishtin Zot, në madhërinë e tij lavdishme. Ai është alfa e omega, fillim e plotësim i historisë: liturgjia e Fjalës së Zotit kësaj radhe përqendrohet mbi mbarimin e botës, mbi pikën omega. Një poet thoshte se “jeta kuptohet duke e shikuar mbarimin e saj”, ne duke parafrazuar mund të themi se: “kuptimi i historisë kuptohet duke mbajtur para sysh kulimin e saj”.

R.SH. - Vatikan

E diel më 22 nëntor, Kisha katolike kremton të dielën e 24-të gjatë vitit kishtar e solemnitetin e Jezu Krishtit, Mbretit të Gjithësisë. Kjo është e diela e fundit e këtij viti liturgjik, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik. Po më 22 nëntor, kalendari përkujton edhe shën Çeçilien, virgjër e martire.

Në këtë të diele të fundit të vitit liturgjik kishtar, pjesa e Ungjilli nga Mateu na paraqet Birin e Njeriut, Krishtin Zot, në madhërinë e tij lavdishme. Ai është alfa e omega, fillim e plotësim i historisë: liturgjia e Fjalës së Zotit kësaj radhe përqendrohet mbi mbarimin e botës, mbi pikën omega. Një poet thoshte se “jeta kuptohet duke e shikuar mbarimin e saj”, ne duke parafrazuar mund të themi se: “kuptimi i historisë kuptohet duke mbajtur para sysh kulimin e saj”. 

Të hënën më 23 nëntor, kalendari kishtar përkujton Shën Klementin I papë e martir, e Shën Kolombianin abat dhe e Shën Feliçitës martire. Liturgjia e ditёs na kujton vejushën e Ungjillit. Lëmosha e saj është më e madhja, sepse nuk dha vetëm tepricat, por gjithçka kishte mbas shpirtit. Zoti i pranon dhuratat tona, kur i japim gjithçka i përket.

Të martën më 24 nëntor, kalendari përkujton Shën Andreun Dun-Lak, meshtar e shokëve të tij martirë e Shën Krizogonin, martir. Liturgjia e ditës na kujton fjalët që thotë Jezusi për rrënimin e Tempullit, duke kumtuar kështu se gjithçka kalon e se fundi i botës është pashmangshëm. Urojmë të mos e gjejë asnjërin nga ne të papërgatitur.

Të mërkurën më 25 nëntor, kalendari kishtar përkujtonShën Katerinën e Aleksandrisë, virgjër e martire; Shën Moisiun, martir; Shën Pjetrin e Aleksandrisë, ipeshkëv e martir dhe të Lumët Luigji e Maria Beltrame Kuatroki, bashkëshortë. Liturgjia e ditës na siguron se fati i dishepullit të Jezusit nuk mund të ndryshojë nga ai i Mësuesit. E megjithatë ia vlen të shkëputesh nga çdo dashuri tokësore, për të fituar gëzimin e pasosur të dashurisë së Zotit.

Të enjten më 26 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Sirikun papë; Leonardin nga Porto Mauricio, meshtar françeskan dhe Silvestrin, abat, themelues i Silvestrinëve. Liturgjia e ditës na kujton se Jezusi, kur flet për fundin e botës, nuk nënvizon aq atë që do të ndodhë në fund të fundit. Thekson kryesisht se kush dëshiron ta ndjekë pas, duhet ta jetojë çdo ditë të jetës, si të ishte e fundmja.

Të premten më 27 nëntor, kalendari përkujton Shën Virgjilin, ipeshkëv i Salcburgut. Liturgjia e ditës së tij na kujton se Fjala e Zotit duhet vlerësuar mbi gjithçka, sepse kur Zoti flet, krijon, e dishepullit nuk i mbetet tjetër, veçse ta dëgjojë e të veprojë në përkim me Të.

Të shtunën më 28 nëntor, kalendari përkujton Shën Jakun e Markes, françeskan. Liturgjia e ditёs na kujton se duhet t’i lutesh Hyjit çdo çast, që të jesh gjithnjë bashkë me Krishtin Zot. Kjo është garancia më e mirë për të përgatitur ditë për ditë takimin e fundmë me Të.

Të dielën e ardhshme më 29 nëntor, bie  e para Diele e Kohës së Ardhjes, me të cilën Kisha fillon një Vit të Ri liturgjik. Gjithnjë më 29 nëntor kalendari përkujton shën Saturninon, martir e të Lumin Dioniz të Lindjes së Krishtit. Liturgjia e dielës së I të Ardhjes thërret: T’ia përgatisim rrugën Zotit në shpirtin tonë! Eja o Zot Jezus! Për këtë t’i lirojmë zemrat nga gjithçka i rëndon e pengon për të takuar Zotin në jetën tonë.

22 nëntor 2020, 09:35