Kërko

 Motër Majlinda Topalli, rregulltare e Motrave Apostulle të Zemrës së Krishtit Motër Majlinda Topalli, rregulltare e Motrave Apostulle të Zemrës së Krishtit 

Motër Majlinda Topalli mbi thirrjen rregulltare

Motër Majlinda Topalli, rregulltare e Motrave Apostulle të Zemrës së Krishtit, në mikrofonin e redaksisë shqipe, shpjegon arsyet e thirrjes së saj personale në jetën rregulltare dhe bazën mbi të cilën mbështetet kushtimi jetës për Zotin dhe të afërmin.

R.SH. - Vatikan

Kisha Katolike kremton sot Paraqitjen e Zojës në Tempull, por edhe Ditën në të cilën i fton të gjithë besimtarët të luten për murgeshat e klauzurës. Kush ka zgjedhur këtë rrugë e jo vetëm klauzurën, por çdo formë të jetës rregulltare, e ka besuar veten katërcipërisht në duart e Zotit, prej të cilit merr forcë e dashuri.

Në mikrofonin tonë, murgesha shqiptare, motër Majlinda Topalli, rregulltare e Motrave Apostulle të Zemrës së Krishtit, na shpjegon arsyet e thirrjes së saj personale e bazën mbi të cilën mbështetet kushtimi jetës së saj për Zotin e të afërmin. Ta dëgjojmë…

motër Majlinda Topalli, rregulltare e Motrave Apostulle të Zemrës së Krishtit, na shpjegon arsyet e thirrjes së saj

 Maria eshte model i çdo thirrje dhe i çdo kushtimi dhe ne  Shkrimin Shenjt, sidomos ne Ungjillin e Lukes eshte shume e qarte se te JETOSH PER ZOTIN, NUK MJAFTON TE THUASH VETEM NJE DITE JA KU JAM!

Jeta ne Krishtin eshte nje thirrje; te jetosh si i thirrur nuk do te thote te jetosh ne nje menyre te jashtezakonshme, por thjeshte te jetosh ne menyre te denje PAGEZIMIN.  Gjithmone Zoti ka thirrur qe nga fillimet e njerezimit dhe thirrja e pare “ është i ftuar që të lejohet të jetë i dashur prej Tij, në liri të plotë të pranimit ose të refuzimit të dorës që shtrihet me dashamirësi dhe pa pretenduar asgje ne kthim.

Thirrja e pare qe na eshte bere eshte ajo te qendrojme ne Zotin, jo te jemi funsionar te dikujt apo diçka, bota nuk ka nevoje per njerez qe dine te bejne mire, sepse ka mjaft!!!!....  sepse te besh mire do te thote te dish te dalesh nga vetvetja dhe ne realisht nuk dime te dalim  nga vetvetja nese nuk “ i perkasim “ Dikujt. Prandaj ne jemi thirrur të shfaqim Krishtin, i cili bëhet qenia jonë, nuk mund ta bejme nese nuk kemi nje kontakt me TE. Gjoni 15, 9 na e thote shume qarte kete “Qëndroni në dashurinë time!.... Kush mbetet në mua e unë në të, ai jep shumë fryt, sepse pa mua s’mund të bëni asgjë”
 

Ndihem plot me GEZIM, nje gëzim i cili vjen nga bujaria e një takimi. Qe heren e pare që kam, lexuar ne Shkrimin Shejte librin e Isaisë, gëzimi im nuk shpjegohet dot me fjalë “të kam thirrur me emër; ti më përket mua…Sepse ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar, dhe unë të dua, unë jap njerëz për ty dhe popuj në këmbim të jetës sate.…….] Éshtë tepër pak që ti të jesh shërbëtori im…….” Prandaj te DUA. ( Is 43, 1-4)

Nga këtu lind Gëzimi! Nga ai momet që kam bërë këtë përvojë ka ndryshuar mënyra ime e të qenurit. Të ndihesh i dashur nga AI do te thote të kuptosh se ti nuk je thjesht një numer por je nje PERSON  që ja vlen të JESH, mund të përmbyset bota rreth teje por Ti mbetesh i Sigurt sepse i ke rrënjat e tua ne Shkëmb.

Për të arritur deri në kushtim tim të Perjetshem  gjatë këtyre viteve jo gjithçka ka qenë fushë me lule!!!. Kam përjetuar momente “lufte” me Zotin, por kam perjetuar me Të edhe momente dashurie të thellë, kam prekur me dore  brishtësinë time njerëzore dhe në të njëjten kohë edhe forcën e Tijë që më ka ngushëlluar gjithmonë.

Gjatë kësaj kohe, përmes LUTJES, TAKIMIT PERSONAL ME HYJIN, ME NDIHMENT E ATYRE PERSONAVE QE ME KANE SHOQERUAR DHE QENDRYAR AFER, kam rizbuluar qe Zoti me don me një DASHURI te FORTE, TE BUTE dhe PLOT PASION , dhe keshtu ka lindur në mua deshira qe t’ju dhuroj  të tjerëve këtë dashuri që më mahnit çdo ditë….

Shpesh kur mendoj fjalën “ PERGJITHONE” per Zotin,  perveç te “dridhurave “ me vijne ne mend edhe dy fjale te tjera DASHURI, FALEMINDERIM. Dashuri –  sepse kur don dikënd apo diçka , do të doje që kjo dashuri të zgjaste   pergjithmonë. Faleminderit – sepse  pergjigjia ime kesaj thirrje e ka themelin në atë PO -në që Hyji e thote gjithmone ne mua. Une jam gjithmone e bindur se ajo qe thote Sh. Pali ne letren e Filipianeve “ Ai që në ju e filloi veprën e mirë, Ai edhe do ta kryejë deri në Ditën e Krishtit Jezus” ( Fil 1,6).

 Asnjëhe nuk do jete e thjeshte! Kam prap  disa  frika dhe e  shoh veten ende në  kërkim  të marrëdhënies sime me  Zotin. Por e di me siguri diçka; që  besnikëria e Tij e mbështet  besnikërinë time dhe nuk jam vetem: Kisha, bashkësia ime, miqte e mi, k’to do ta ruajnë premtimin tim te dashurisë

Une realisht ç’do dite e kuptoj gjithnje e me shume se ja vlen te jetohet per Zotin, prandaj JA ku jam pergjithmone ne Sherbimin e Zotit  dhe te njeriut.

21 nëntor 2020, 10:59