Kërko

Kënga e kumonëve Kënga e kumonëve 

Çeki: kor kumbonësh, në përvjetorin e shembjes së regjimit komunist

Më 17 nëntorin e ardhshëm, të gjitha kumbonët e Çekisë do të bien njëheresh në festë. Eshtë një festë për t’u kujtuar: shembja e regjimit komunist!

R. SH. - Vatikan

Të gjitha kumbonët do të këndojnë njëheresh më 17 nëntor. Populli çek, liridashës aq, sa të japë sinjalin e parë të lëkundjes së themeleve të komunizmit, me Pranverën e Pragës, do ta presë kështu ditën që i kujton fundin e një regjimi, i cili e shndërroi Evropën lindore në burg  vigan popujsh. Këtë kërkesë u bën kishave, përmes një thirrjeje, botuar nga kanali i Episkopatit çek, sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Republikës Çeke, Stanislav Stanislav Pribyl:

“Pas pak ditësh do të përkujtojmë 31-vjetorin e rënies së regjimit komunist  e hapin e parë në udhën e një shoqërie të lirë - shkruan. - Edhe këtë vit dëshirojmë ta kremtojmë këtë ditë me një kor kumbonësh, që do të tingëllojnë njëheresh në të gjithë vendin tonë. Në emër të kryetarit të Konferencës ipeshkvnore çeke, kryeipeshkvit Jan Graubnert - shton akoma - i drejtohem mbarë klerit, që të më sigurojë se kumbonët do të tingëllojnë njëherësh për disa minuta, në orën 17 e 11, për t’u përkujtuar të gjithëve ngjarjen, që nuk duhet harruar kurrë: atë që e prisnim aq shumë e që më në fund erdhi në nëntorin e 1989-tës”.

Do të jetë një nga këngët më të bukura që ka kënduar ndonjëherë Evropa, kjo e kumbonëve çeke, kënga e lirisë!

16 nëntor 2020, 09:31