Kërko

Vatican News
2019.09.18 Il Papa con il Consiglio dei Cardinali 2019.09.18 Il Papa con il Consiglio dei Cardinali  (© Vatican Media)

Takimi i C6, Papa: reforma e Kuries Romake shkon përpara

Papa dhe anëtarët e Këshillit të Kardinajve u takuan, dje, përmes internet për të studiuar hapat e ardhshëm të Kushtetutës së re Apostolike. Papa nënvizoi se ndryshimet janë tashmë efektive "edhe në disa aspekte administrative e ekonomike".

R.SH. - Vatikan

Së bashku përsëri, megjithëse në distancë, pas tetë muajsh për të vazhduar punën lidhur me Kushtetutën e re Apostolike. Kёshtu dje pasdite, duke filluar nga ora 16.00, Papa dhe gjashtë anëtarët e Këshillit të Kardinajve u takuan, nё lidhje tё drejtpёdrejt përmes internet për shkak të pandemisë, për të diskutuar disa aspekte të tekstit të ri tё Kushtetutës Apostolike që do të zëvendëson dokumentin ‘Pastor Bonus’.

“Gjatë muajve të verës - njofton zyra e shtypit e Vatikanit - Këshilli i Kardinajve pati mundësinë të punonte, gjithnjë përmes internetit, mbi tekstin e Kushtetutës së re Apostolike, drafti i azhurnuar i së cilës iu paraqit Atit të Shenjtë Bergoglio. Sipas praktikës së zakonshme, Dikasteret kompetente tё Selisё sё Shenjtё tani janё duke vazhduar me leximin dhe shqyrtimin e tekstit tё dokumentit”. Në veçanti, saktëson zyra e shtypit e Vatikanit, "takimi i sotëm u thirr për të shqyrtuar e përmbledhur punën e bërë deri tani, si dhe për të studiuar se si të mbështetët e çohet përpara zbatimi i Kushtetutës së re, pasi të shpallet".

Papa Françesku, vë në dukje zyra e shtypit të Vatikanit, mori pjesë nё takimin e djeshëm tё Këshillit tё Kardinajve, në lidhje tё drejtpёdrejt on line nga Shtëpia e Shёn Martës nё Vatikan, dhe gjatё fjalës sё tij theksoi se "reforma tashmë është duke u zhvilluar e zbatuar, pra, vazhdon me hapa të vegjёl në sektorë të ndryshëm si në disa aspekte administrative dhe ekonomike".

Nё takimin e Këshillit tё Kardinajve, nё praninë e Papës, morën pjesë, gjithnjë on linë, Kardinajtё Óscar A. Rodríguez Maradiaga, Reinhard Marx, Sean Patrick O’Malley, Oswald Gracias, Giuseppe Bertello, Sekretari i shtetit tё Vatikanit, kardinali Pietro Parolin si dhe sekretari i këshillit tё Kardinajve, imzot Marcello Semeraro e ndihmës sekretari, imzot Marco Mellino.

Takimi ardhshëm i Këshillit tё Kardinajve, përfundon njoftimi i zyrës sё shtypit tё Vatikanit, "është caktuar për muajin dhjetor dhe do të zhvillohet gjithmonë përmes internetit, për shkak të situatës shëndetësore, sipas plan programit qё tashmë është vendosur".

14 tetor 2020, 11:56