2019.08.31 Al contrario, quando offri un banchetto, invita poveri, storpi, zoppi, ciechi - Luca 14,13 2019.08.31 Al contrario, quando offri un banchetto, invita poveri, storpi, zoppi, ciechi - Luca 14,13 

Shenjtorët e javës 11-18 tetor

Ungjilli i kësaj së diele të 28-të gjatë vitit liturgjik nga Mateu (Mt22,1-14) flet për një banket martesor dhe refuzimin e shpëtimit. Shëmbëlltyra e Ungjillit, në njërën anë trajton temën e gjyqit të mbramë të Zotit dhe në anën tjetër, temën e shpresës së thirrjes sonë, për të marrë pjesë në sofrën qiellore si të ftuar e për t'iu përgjigjur me gatishmëri e guxim thirrjes së Zotit.

R.SH. - Vatikan

E diel, 11 tetor, Kish katolike kremton të dielën e 28-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 11 tetor kalendari përkujton të Shën Gjonin XXIII, Papë, nismëtar i Koncilit II të Vatikanit, shën Filipin, diakon, e shën Aleksandër Saulin, ipeshkëv i Pavisë. 

Ungjilli i kësaj së diele të 28-të gjatë vitit liturgjik, nga Mateu (Mt22,1-14) flet për një banket martesor dhe refuzimin e shpëtimit. Shëmbëlltyra ungjillore pasqyron sjelljen negative të njerëzve ndaj mbretërisë sё Zotit, mendjemadhësinë e njerëzve që mbështeten e besojnë vetёm në drejtësinë e fuqinë njerëzore. Shëmbëlltyra e Ungjillit, në njërën anë trajton temën e gjyqit të mbramë të Zotit dhe në anën tjetër, temën e shpresës së thirrjes sonë, për të marrë pjesë në sofrën qiellore si të ftuar e për t'iu përgjigjur me gatishmëri e guxim thirrjes së Zotit.

Të hënë më 12 tetor, festohen Zoja, Nënë e Kishës, shën Serafini nga Montegranaro, laik kapuçin dhe shën Edisti, martir.

Të martën më 13 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Teofilin, ipeshkëv i Antiokisë, shën Romolon e shën Gerardin

Të mërkurën më 14 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Kalistin, Papë.

Të enjten më 15 tetor, kalendari kishtar përkujton Shën Terezën e Jezusit, mistikën e madhe spanjolle Tereza de Cepeda y de Ahumada, që lindi në Avilë të Spanjës në vitin 1515.

Të premten më 16 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Edvigën, dukeshë e Polonisë, rregulltare, shën Margeritën Alakok, virgjër e Vizitacionit dhe  shën Gjerardo Maielën, vëlla laik redentorist.

Të shtunёn më 17 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Injacin e Antiokisë, ipeshkëv e martir dhe e shën Pjetër Kasanin, meshtar skollop.

Të dielën e ardhshme, më 18 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 29-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 18 tetor kalendari përkujton shën Lukën ungjilltar, mjek e pajtor i artistëve.

11 tetor 2020, 09:55