Kërko

Logo e DBR-së së Lisbonës 2023 Logo e DBR-së së Lisbonës 2023

DBR: u paraqit logo e Lisbonës 2023

Autorja është një profesioniste e re portugeze. Simboli, me ngjyrat e flamurit kombëtar, përshkruan dinamizmin e Marisë për vizitë tek Elizabeta, në sfondin e një kryqi të madh, sipas motos së zgjedhur nga Papa për Ditën Botërore të Rinisë.

R.SH. - Vatikan

Ka një pandemi, që fryn me erën e paparashikueshmërisë së saj, por ka edhe një flamur ideal, që ka filluar të valëvitet për Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë. U paraqit sot logoja e takimit ndërkombëtar të të rinjve, shtyrë për një vit, për shkak të koronavirusit. E është pikërisht “Lisboa 2023”, emri i kryeqytetit të Portugalisë, shkruar në kuq e jeshil në logo, që të bie menjëherë në sy, së bashku me akronimin “DBR”, që tashmë dallon kudo takimin rinor. Pastaj një siluetë mariane, e bardhë në sfond të kuq, për të kujtuar temën e zgjedhur nga Papa për takimin portugez: “Maria u ngrit dhe shkoi shpejt”.

Të mos mbetemi në vendnumëro

 Logoja e DBR-së në Lisbonë është krijuar nga profesionistja 24-vjeçare, Beatriz Roque Antunez. Duke qartë kryqi, “i cili përshkohet nga një rrugë, që personifikon edhe flakët e Shpirtit Shenjt”, siç shpjeguan organizatorët. Është ftesa që të rinjtë të mos rrinë në vendnumëro, por të bëhen protagonistë të një bote më të drejtë e më vëllazërore. Përveç të kuqes dhe jeshiles, një vijë e verdhë plotëson triptikun kromatik, që të kujton flamurin portugez.

Maria e re

 Në logo, thuhet në notën zyrtare, profili i Zojës “shpreh rininë e viteve të saj, karakteristikë e dikujt që nuk është ende nënë, por që mbart dritën e botës brenda vetes”. Dhe “lëvizja” e Marisë drejt kushërirës së saj Elizabeta, sipas frazës së Ungjillit të Lukës, “nënvizon ftesën drejtuar të rinjve për të rinovuar ‘forcën e tyre të brendshme, ëndrrat, entuziazmin, shpresën dhe mirënjohjen e tyre ‘“ për Zotin. Së fundi, stilizimi i Rruzares synon të kremtojë “përshpirtërinë e popullit portugez e përkushtimin e tij për Zojën e Fatimës”.

Logo u zgjodh ndërmjet qindra propozimeve

Data e 16 tetorit u zgjodh si homazh për Shën Gjon Palin II, themeluesin e Ditëve Botërore të Rinisë, që pikërisht më 16 tetor 1978 u zgjodh Papë. Logoja është rezultat i një konkursi ndërkombëtar, promovuar nga komiteti organizativ vendor, në të cilin morën pjesë qindra konkurrentë nga 30 vende të ndryshme.

16 tetor 2020, 15:04