Kërko

Vatican News
Sant'Evaristo, Basilica di san Paolo fuori le mura Sant'Evaristo, Basilica di san Paolo fuori le mura 

Mё 27 tetor kalendari kishtar kujton Shёn Evaristin, Papё e martir

Shёn Evaristi, Papё e martir, lindi nё Betlehem, nё shekullin e parë pas Krishtit – vdiq nё Romë nё vitin 105. E drejtoi Kishen si Papё nga viti 97 deri në vitin 105 pas Krishtit.

R.SH. - Vatikan

Mё 27 tetor kalendari kishtar, mes shumё shenjtorёsh, pёrkujton Shёn Evaristin, Papё e martir. Lindi nё Betlehem, nё shekullin e parë pas Krishtit – vdiq nё Romë nё vitin 105.

Shёn Evaristi qe Papё nga  viti 97 deri në vitin 105 pas Krishtit. Ndërsa pёr paraardhësin e tij Klementin, ne e njohim letrën e famshme shkruar të krishterëve tё Korintit, pёr Evaristin nuk kemi asnjё tё dhёnё. E gjithë ajo që dihet është në Liber Pontificalis dhe në shkrimet e Ireneut e tё Eusebit: duket se Evaristi ishte një grek nga Antiokia, i lindur në Betlehem dhe mё pas u bë pasardhësi i katërt ose ndoshta i pestë i Pjetrit rreth vitit 100.

E drejtoi Kishёn për 9 vjet. Legjendarë konsiderohen lajmet se ai vdiq si martir, se u varros pranë Shën Pjetrit dhe se e ndau Romën në 25 famulli kishtare dhe themeloi 7 diakonë  për ta ndihmuar në liturgji, si dëshmitarë të ortodoksisë së tij dhe si "stenografë" të predikimeve të tij. Njoftimet, në çdo rast, nuk arritën deri nё ditёt tona. (Avvenire)

27 tetor 2020, 09:33