Kërko

Vatican News
2020.09.14 Beata Vergine Maria Addolorata 2020.09.14 Beata Vergine Maria Addolorata 

Zoja e Dhimbshme

Rrîte Zoja tui lotue/Afer krygjet tui shikiue/Krishtin pezull kryqezue. /Heshta Zêmren prei trishtimit/ Prei ezgjetit, prej idhnimit/Zojës pershkue ja kishte shqimit. Oh! Saa n’vajé e saa n’ankim/Kiè m’at ças paa pasë nji gëzim/Nana e Krishtit me hyrim! /Kiate e derte e dhimshmia Nanë/Tui këqyrë Krishtin n’at zalldan, /Paa mûeit kush nji ndîmë me i dhanë.

R.SH. - Vatikan

Rrîte Zoja tui lotue

Rrîte Zoja tui lotue
Afer krygjet tui shikiue
Krishtin pezull kryqezue.

Heshta Zêmren prei trishtimit
Prei ezgjetit, prej idhnimit
Zojës pershkue ja kishte shqimit.

Oh! Saa n’vajé e saa n’ankim
Kiè m’at ças paa pasë nji gëzim
Nana e Krishtit me hyrim!

Kiate e derte e dhimshmia Nanë
Tui këqyrë Krishtin n’at zalldan,
Paa mûeit kush nji ndîmë me i dhanë.

Tui këqyrë Nanen e Tenzot
Afer Krishtit me varrë plot
S’âsht insâan qi nuk derdhë lot.

Kush këqyrë Zojen m’at ezgjet,
Gaadi t’dekun per dialë t’vet,
Paa dnesue s’mundet me metë.

Mkatet t’ona me i resitë
E paa Krishtin gjith topitë
Prei se rrahnash t’asajë ditë.

N’mal t’Kalvarit kuer e lëshoi
Vehten n’krygjë, e kuer e maroi
E paa Krishtin e dhimshmia Zojë:

Deh! ti, Nana me dashtnii,
Dhimen t’ânde bân t’a dii,
Saa t’jetoi n’ket shekull t’zii.

Tui t’u lutë gjithmonë po shkoi,
Bân qi Krishtin t’a hatroi,
Hirin t’and kurr mos t’a lëshoi.

Nana e dashtun, t’bâi rixhaa,
Varrët e t’Birit t’and paa daa
Gjurma n’zêmer me m’i bâa.


Hisetaar m’bân per gjithmonë
N’at gazep qi per fai t’onë
Hoq ne krygjë Shelbuesi i jonë

Afer krygjës t’Birit t’Tenzot,
M’bân, o Zojë, me derdhun lot,
Deer saa t’kemi jetë e mot.

Afer krygjet tui gjimue,
Afer tejet tui lotue,
Me kiaa doishe pa pushue.

O Zojë Virgjin Nan’ e dliir,
Lutiu Zotit t’ keet mishriir,
Ti shelbim prei si na xiir.

Dekë e mûund qi hoq per mue
Jezu Krishti tu u gozhdue,
N’mende t’ême me i pasë due.

Varrë e krygjë qi pa pushim
Krishti baarti me mundim,
Fort dishroi me i pasë n’kujtim.

Kuer t’vînë vakti m’u gjikue,
Mos premtò me kênë denue,
Por ti, Zojë, lutu per mue.

Kuer t’a lâa ket jetë me mnîi,
Jezu Krisht per Nanen Mrii,
N’rregjnii t’ande ban qi t’hîi.

Kuer ky korp t’jetë tui marue,
Bân t’filloin lûmnija per mue,
Shpiirtin t’êm n’Parrîiz tu’ e çue.*


Marrë nga oficja “T’Vertetat e Pasosme t’Sheitit Sh. Alfons M. De’Liguori, Shtypshkroja e Zojës t’Paperlyeme, Shkoder, 1913, fq. 234-237

15 shtator 2020, 08:43