15-08-2014 Viaggio Apostolico in Corea 2014 Incontro Giovani Santuario di Solmoe  15-08-2014 Viaggio Apostolico in Corea 2014 Incontro Giovani Santuario di Solmoe  

Shenjtorët e javës 20-27 shtator

20 shtator, Kisha kremton të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, po më 20 shtator, kalendari kujton martirë korean Andrea Kim, Pali Chong e shokët . Veprimi i Shpirtit të Shenjtë, që fryn ku do vetë, frymëzoi laikëyt koreanë për të themeluar Kishën e Hyjit në tokën e tyre. Fara e parë e fesë katolike, e mbjellë nga një laik korean më 1784, i dha frytet e veta në gjysmën e shekullit XIX, me martirizimin e 103 anëtarëve të asaj bashkësie të re. Ndër ta bie në sy Andrea Kim Taegon, meshtari i parë korean, dhe apostulli laik Pal Chong Hasang.

R.SH. - Vatikan

E diel 20 shtator, Kisha katolike kremton të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, gjithnjë më 20 shtator, kalendari kujton shenjtorët martirë korean Andrea Kim, Pali Chong e shokët . Veprimi i Shpirtit të Shenjtë, që fryn ku do vetë, frymëzoi një grusht laikësh koreanë për të themeluar Kishën e Hyjit në tokën e tyre. Fara e parë e fesë katolike, e mbjellë nga një shekullar korean më 1784, pasi u kthye nga Pekini, i dha frytet e veta madhështore në gjysmën e shekullit XIX, me martirizimin e 103 anëtarëve të asaj bashkësie të re. Ndër ta bie në sy Andrea Kim Taegon, meshtari i parë korean, dhe apostulli laik Pal Chong Hasang.

Në Ungjillin e kësaj së diele, na tregon njërën prej shëmbëlltyrave më të sakta mbi marrëdhëniet ndërmjet Zotit e çdonjërit prej nesh. Është shëmbëlltyra që na flet për pronarin e një vreshte që kërkon punëtorë për vreshtën e tij. Ky fragment na mëson se dashuria e Zotit është absolute, falas, e lirë e nuk mund të llogaritet, nuk mund të parashikohet, as të matet, ajo e mëshirshme dhe e pakufishme.

Të hënën më 21 shtator, kalendari kujton shën Mateun, apostull e ungjilltar. Liturgjia e ditës na kujton se ndjekja e Zotit përjashton çdo kompromis. Në se pranon ta ndjekësh Krishtin, duhet të heqësh dorë nga gjithçka tjetër. E atëherë vërejmë me gëzim se që në këtë jetë realiteti ynë nis të ndryshojë e zemra nis të na rrahë me ritmin e Zemrës së Zotit.

Të martën më 22 shtator, kalendari kujton shën Mauricio-n me shokë, ushtarë e martirë, shën Silvanin, dhe shën Emeritën. Liturgjia e ditës na kujton se gjithçka kemi, mund të bëhet mjet shëlbimi ose pengesë në rrugën tonë drejt mbretërisë qiellore e se dashuria jonë për Zotin duket në gjërat e vogla, të përditshme.

Të mërkurën më 23 shtator, kalendari kujton shën Piun nga Pietralçina, meshtar kapuçin e shën Linin, papë. Liturgjia e ditës na kujton se edhe sot, si në kohët e largëta, ftohemi të hapim mendjen e zemrën, për t’i bërë vend Fjalës së Zotit që shëlbon.

Të enjten më 24 shtator, kalendari kujton të Lumen Mari Virgjër nga Merçede, shën Anatalin. Përmes liturgjisë së kësaj dite Jezusi na kërkon t’i pastrojmë zemrat, për të zhdukur prej tyre çdo gjë që na pengon në ecjen drejt Tij. Duke u çliruar nga barrët e panevojshme, mund t’i lartojmë më lehtësisht sytë drejt qiellit e ta ndjejmë veten shumë më të lirë.

Të premten më 25 shtator, kalendari kujton shën Kleofën, shën Firminin, ipeshkëv i Amiensit e martir. Liturgjia e ditës na kujton se njeriu nuk mund të shikojë në errësirë, se kërkon dritë e, prej këndej, se i krishteri, me shembullin e jetës së tij, është i thirrur të jetë dritë në errësirën e botës, që të gjithë të mund ta shikojnë Jezu Krishtin.

Të shtunën më 26 shtator, kalendari kujton shenjtorët Kozmain e Damjani, martirë dhe shën Nilin, abat, themelues i manastirit të Grottaferratës, afër Romës. Këtu e në manastire tjera të Etërve Bazilianë jetojnë e veprojnë murgjit e shën Bazilit, të ritit bizantin. Ndër këta murgjër të shën Bazilit, ka edhe shumë arbëreshë. Liturgjia e ditës na kujton se Zoti e do popullin e vet, se i prin drejt së vërtetës, drejt jetës së Amshuar. Zoti zgjedh në histori figura të veçanta për t’i dhënë popullit të vet mesazhe të fuqishme.

Të dielën e ardhshme më 27 shtator , Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 26-të gjatë vitit liturgjik, e gjithnjë më 27 shtator kalendari kishtar kujton shën Vincenc de' Paolin, meshtar, themelues i Kongregatës së Misioneve e të Bijave të Dashurisë, pajtor qiellor i të gjitha Shoqatave të Bamirësisë.

20 shtator 2020, 15:15