2018.11.01 Tutti i Santi 2018.11.01 Tutti i Santi 

Shenjtorët e javës 13-20 shtator

Kisha kremton të dielën e 24-të të vitit kishtar, e po më 13 shtator kalendari përkujton shën Gjon Gojartin, ipeshkëv e doktor i Kishës. Ungjilli i kësaj së diele flet për Faljen, që është mënyra me të cilën fiton Zoti. Pavarësisht nga brishtësia jonë, Hyji, plot mëshirë e dëshirë për falje, e shndërron jetën e njeriut dhe e thërret ta ndjekë. Dashuria e Zotit është pa kufi e na fton të marrim pjesë në të, në këtë dashuri, që buron nga zemra e Jezusit, nga Eukaristia.

R.SH. - Vatikan

E diel 13 shtator, Kisha katolike kremton të dielën e 24-të gjatë vitit kishtar, gjithnjë më 13 shtator kalendari përkujton shën Gjon Gojartin apo Krizostomin, ipeshkëv e doktor i Kishës. ”Nuk të them deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë herë shtatë”: kjo është këshilla e Ungjillit të sotëm, që Jezusi ia thotë Pjetrit, i cili e pyeste sa sa herë ishte e drejtë të falte. Krishti tregon shembëlltyrën e pronarit, që i fal borxhin shërbëtorit të vet, i cili, nga ana e tij, nuk tregon po të njëjtën mëshirë për një tjetër, që i kishte borxh,

Të hënën më 14 shtator, kalendari i Kishës kremton festën e Naltimit të Kryqit të Shenjtë të Jezu Krishtit, siç njihet tek popullit shqiptar, festa e Shëna Kryqit. Festa e Naltimit të Kryqit të Shenjtë kremton një fakt historik të epokës së perandorit Kostandinit e nënës së tij Helenës, kur qe zbuluar mbi Golgotë në Jerusalemi Kryqi, mjeti i vdekjes së Krishtit. Ky Kryq i Krishti gjendet në Bazilikën e Jerusalemit. I lartuar mbi drurin e Kryqit, Biri i Zotit, Jezus Krishti Shpëtimtar, shëlbon gjithësinë dhe personat. Çdo herë që bëjmë shenjën e kryqit, ne rrëfejmë se prej Krishtit na është dhënë të gjithëve jeta e amshuar. Je ti, o Zot, shpëtimi jonë.

Të martën më 15 shtator, kalendari përkujton festën e të Zojës së Bekuar të Dhimbshme. Përkujtimi i Zojës së Dhimbshme na thërret të përjetojmë çastin vendimtar të historisë së shëlbimit dhe ta nderojmë Nënën qiellore, e cila u bashkua me mundimet e të Birit, pranë të cilit ndenji besnikërisht në orën e kryqit. Amësia e saj u bë, në Kalvar, amësi universale. Ky përkujtim me zanafillë devocionale hyri në kalendarin romak me vendim të Papës Piu VII (1814). Në dhimbje, më ndihmo, o Zot. Martire megjithëse pa vdekur, është Maria Virgjër nën kryqin e të Birit Jezus. Nga shkatërrimi e dhimbja do të vijë ngjallja; në vend të Birit të humbur, do të ketë një mori të madhe besimtarësh në Krishtin.

Të mërkurën më 16 shtator, kalendari përkujton shenjtorët Kornelin papë e Çiprianin ipeshkëv, martirë, Eufeminë martire e Vitorin, papë.

Të enjten më 17 shtator, kalendari përkujton shën Robert Belarminin.

Të premten më 18 shtator, kalendari përkujton shën Jozefin nga Kopertino, shën Arianën.

Të shtunën më 19 shtator, kalendari përkujton shën Gjenarin, ipeshkëv e martir, shën Marjanin, shën Çiriakun.

Të dielën e ardhshme më 20 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, gjithnjë më 20 shtator, kalendari përkujton shenjtorët Andrea Kim, Pali Chong e shokët  martirë.

13 shtator 2020, 12:10