Kërko

Vatican News
Kremtimi i festёs sё Shenjtёs Nёnё Terezё nё dioqezёn e Sapёs, nё Vau-Dejёs Kremtimi i festёs sё Shenjtёs Nёnё Terezё nё dioqezёn e Sapёs, nё Vau-Dejёs 

Festa Shenjtёs Nёnё Terezё nё dioqezёn e Sapёs

Kremtimi i festёs sё Shenjtёs Nёnё Terezё nё dioqezёn e Sapёs, nё Vau-Dejёs, ku ёshtё edhe Kisha Katredrale e parё nё trevat shqiptare qё ka pikёrisht shenjten shqiptare pёr pajtore qiellore. Kremtimi i festёs sivjet, pёr shkak tё koronavirusit, ka nё program vetёm kremtimet liturgjike, shpirtёrore.

R.SH. - VATIKAN

Kremtimi i festёs sё Shenjtёs Nёnё Terezё nё dioqezёn e Sapёs, nё Vau-Dejёs, ku ёshtё edhe Kisha Katredrale e parё nё trevat shqiptare qё ka pikёrisht shenjten shqiptare si pajtore qiellore. Kremtimi i festёs, sivjet pёr shkak tё koronavirusit, ka nё program vetёm kremtimet liturgjike, pra, shpirtёrore, po mё hollёsiht mbi programin e festёs sё Shenjtёs Nёnё Terezё nё dioqezёn e Sapёs, nga Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit...

Mbi programin e festёs nё Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit

PËRGATITJA PËR FESTËN LITURGJIKE TË SHËN TEREZES SË KALKUTËS NË DIOQEZËN E SAPËS

Ndërsa jemi në vigjilje të festës liturgjike të shenjtërores së parë Shqiptare, Nënë Tereza, dhe pajtores së  Katedrales së dioqezës tonë të Sapës, prej ditësh kanë filluar dhe përgatitjet për kremtimin e kësaj feste. Gjatë nënëtëditëshit të shën Terezes janë organizuar lutjet përkatëse dhe adhurimi kushtuar nënës që gjithë jetën e saj ia kushtoi Zotit dhe shërbimit të të varfërve.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit, për shkak të Pandemisë Botërore, janë të limituar organizimet fetare, kulturore dhe artistike. 

Prandaj, ipeshkvi I vendit, Imzot Simon Kulli bashkë me famullitarin e Katedrales dom Mark Shtjefni kanë menduar dhe janë ndalur vetëm në kremtimin kryesor fetar, që është Mesha e Shenjtë, qw do tw mbahet me datën 5 shtator në orën 10.00 në Katedralen me të njëjtin emër, në Vau Dejës.  Meshës do t’i paraprijë Rruzarja e shenjtë në orën 9.30 ndërsa kremtimi do të udhëhiqet nga bariu i vendit, Imzot Simon Kulli

Menjëherë pas meshës do të afrohen të gjithë besimtarët tek shenjtërorja e Nënë Terezes që ndodhet në sheshin para Katedrales, dhe do bëjnë lutjen që është përgatitur nga famullia, enkas për këtë ditë. Dhe me bekimin e Zotit nga duart e Ipeshkvit, do të shpërndahemi për në shtëpitë tona.  

Nga Vau-Dejёs Violeta Marashi

04 shtator 2020, 12:41