Kërko

  Mesha DBR 20 gusht 2000 Mesha DBR 20 gusht 2000  

Përgatitjet për Ditën Botërore të Rinisë, në vijim…

Papa i shoqëron me gëzim përgatitjet e Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë”. E pohon imzot Américo Aguiar, ipeshkëv ndihmës i Lisbonës dhe kryetar i “Fondacionit DBR Lisbonë 2023”. E parashikuar, në fillim, për vitin 2022, Dita Botërore e Rinisë e Lisbonës u shty një vit për shkak të Covid-19.

R. SH. - Vatikan

E parashikuar, në fillim, për vitin 2022, Dita Botërore e Rinisë e Lisbonës u shty një vit për shkak të Covid-19. Me të u shty edhe dorëzimi i simboleve të DBR-së - Kryqi e ikona mariane- të rinjve të Portugalisë.  Si zakonisht, të Dielën e Larit, Ditë dioqezane  e rinisë, një delegacion  të rinjsh ardhur nga vendi që mikpriti DBR-në e fundit, do të duhej t’ia dorëzonte, në Sheshin e Shën Pjetrit, dy simbolet bashkëmoshtarëve të kombit, që do ta presë Ditën e ardhshme. Kësaj radhe do t’i takonte Panamasë, ku u mbajt Dita Botërore e Rinisë 2019, t’ia dorëzonte Kryqin dhe ikonën mariane Portugalisë, po pandemia  e pengoi. E dorëzimi u shty  për 22 nëntor, në festën e Krishtit Mbret, por pa harruar se gjithçka varet nga gjendja shëndetësore, sepse “para së gjithash duhej menduar për shëndetin dhe jetën e pjesëmarrësve në DBR”.

Kryetari i “Fondacionit DBR Lisbona, 2023”, imzot Américo Aguiar, uron që ngjarja e madhe e Lisbonës të jetë “në përkim  me stilin e jetës  dhe të gjuhës së të rinjve”, për të qenë ata vetë protagonistët e ngjarjes së madhe, që u kushtohet.

Inkurajimi i Papës

Të mërkurën, më 2 shtator, imzot Américo Aguiar mori pjesë në audiencën e parë të përgjithshme  mbajtur nga Françesku me pjesëmarrjen  fizike të besimtarëve, në Oborrin e Shën Damasit, në Vatikan, pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit. “Papa mbeti shumë i kënaqur, por edhe i qetë - shpjegoi prelati - i vetëdijshëm për faktin se puna përgatitore e DBR-së vijon rregullisht. Na kërkoi edhe të mos e harrojmë përmasën e solidaritetit”

07 shtator 2020, 12:41